E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherri në derbi, 6 muaj pezullim për Devollin

• Dje, dy ditë nga derbi zhurmëmadh i Kupës së Shqipërisë, në mënyrë urgjente është mbajtur një mbledhje e Komisionit të Disiplinës në FSHF.Arsyeja ka qenë pikërisht shqyrtimi i problemeve disiplinore të konstatuara në ndeshjen e së mërkurës midis Partizanit e Dinamos, aty ku pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit Janku pati një sherr masiv. Komisioni, me kryetar Eno Bushin dhe anëtarë Ilir Lamen e Ilir Kriston, pasi shqyrtoi dokumentacionin e ndeshjes, pamjet filmike dhe kërkesën e lojtarit Bledar Devolli, i diskutoi çështjet në tërësi, duke marrë si përfundim vendime për pezullimin e dy protagonistëve kryesorë të sherrit.Vendimet1. Lojtari i KF Partizanit, Bledar Devolli, për goditje me grusht të lojtarit dhe të trajnerit kundërshtar, duke marrë në konsideratë rrethanat e faktit dhe pendimin e kërkesës për falje të këtij lojtari, në bazë të neneve 4, 9, 14, 19 dhe 26 të Kodit të Drejtësisë Sportive, dënohet me 6 (gjashtë) muaj pezullim nga aktivitetet dhe 100.000 lekë gjobë.2. Lojtari i KF Dinamos, Bekim Kuli, për nxitje të shkeljeve disiplinore, në bazë të neneve 4, 16 e 19 të Kodit të Drejtësisë Sportive, dënohet 4 (katër) ndeshje pezullim dhe 100.000 lekë gjobë.ApeliKundër këtyre vendimeve mund të bëhet ankimim brenda 5 ditëve në Komisionin e Apelit. Por drejtuesit e Partizanit duket se nuk kanë ndërmend të apelojnë. Kjo, arsyetohet me faktin se kanë mbetur vetëm dy muaj kampionat, ndërsa ulja e dënimit, maksimumi mund të shkojë në 3 muaj. Gjithsesi, duke parë se ç’ka ndodhur në raste të mëparshme me çështje më të rënda si ajo e Burrelit, apo Tepelenës, gjithçka ende mund të ndodhë...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›