E Shtunë, 31 Tetor 2026

“LSI, jo viktimë e lojërave politike të Berishës”

• Kreu i LSI-së, Ilir Meta, denoncoi dje aferat korruptive në procedurat për prodhimin e kartave të identitetit.Aristir LumeziGjatë një konference për shtyp, Meta tha se "qeveria e Berishës po e realizon këtë tender e kapur thellë nga korrupsioni dhe në papërgjegjshmëri të plotë". Kreu i LSI-së tha se, "kjo forcë politike nuk do bjerë pre e lojërave politike të Berishës". "LSI nuk do të bjerë asnjëherë viktimë e lojërave politike të Sali Berishës, që në funksion të realizimit të qëllimeve të veta ka shpërdoruar në mënyrë të paskrupullt, bashkëpunimin si me lidershipin e mëparshëm, ashtu edhe atë aktual të Partisë Socialiste", tha Meta. Sipas tij, LSI i ka bërë thirrje Partisë Socialiste që të mos bashkëpunojë në mënyrë të verbër me Berishën në emër të gjoja reformave integruese. "LSI prej kohësh ka paralajmëruar lidershipin e PS-së, se nëpërmjet bashkëpunimit të saj me Sali Berishën në emër të gjoja hapësirave për reformat, po bie pre e dredhive që kanë karakterizuar Berishën dhe politikën e vjetër, duke i krijuar mundësi atij për të përgatitur infrastrukturën e nevojshme për të realizuar manipulimin e zgjedhjeve të 2009-ës", tha Meta. Prodhimi i kartave të identitetit duhet të kishte përfunduar brenda vitit 2006, sipas premtimit të Kryeministrit Berisha menjëherë pas krijimit të kabinetit të tij qeveritar. Duke denoncuar zvarritjen e qëllimshme të qeverisë për prodhimin e kartës së identitetit, Meta tha se mungesa e kartave penalizon shqiptarët jo vetëm për zgjedhje të lira, por edhe për lëvizjen e tyre të lirë. "Në darën e korrupsionit dhe interesave të dyshimta, kjo qeveri ka injoruar qëllimisht rëndësinë e jashtëzakonshme që ka prodhimi i kartave të identitetit dhe menaxhimi i bazës së të dhënave biometrike të popullsisë, për sigurinë kombëtare, për zgjedhjet e lira e të ndershme, por edhe për lëvizjen e lirë të shqiptarëve, për integrimin e tyre në Evropë e më gjerë", tha Meta. Sipas tij, "kjo qeveri do të mbahet mend pikërisht për skandalet e mëdha dhe punët e vogla që ka bërë gjatë mandatit të saj". Kreu i LSI-së shpjegoi dje gjatë konferencës për shtyp se ka sjellje korruptive në organizimin e tenderit që nis që me termat e referencës. "Ne denoncojmë sjelljen korruptive të kësaj qeverie që në hartimin e Termave të Referencës së këtij tenderi, si dhe ndryshimin e tyre shumë pranë datës së paraqitjes së ofertave, që kishin si qëllim mospjesëmarrjen në tender të shumë kompanive prestigjioze ndërkombëtare të specializuara në këtë fushë", tha Meta. Sipas tij, zhvillimi në këtë kohë i tenderit është i qëllimshëm nga ana e qeverisë, që ka lidhje direkte me zgjedhjet e ardhshme. "Jo pa qëllim ky tender është organizuar në këto limite kohore, për të pasur pamundësi për ta shtyrë atë më tej dhe për të riparuar parregullsitë, pasi përndryshe do të vihet në pikëpyetje prodhimi i tyre për zgjedhjet e ardhshme në vitin 2009", tha Meta. LSI i kërkon qeverisë të marrë masat e duhura, pasi pasojat negative të kësaj zvarritje do të kenë përgjegjës vetëm kryeministrin aktual. "I kërkojmë kësaj qeverie të reagojë në mënyrë të menjëhershme për të riparuar pasojat për këtë çështje me rëndësi të madhe kombëtare. Ndryshe, çdo pasojë që do të rrjedhë nga ky skandal i madh do të ketë emrin e Sali Berishës", tha Meta.Zyrtarët e korruptuarKryetari i LSI-së, Ilir Meta, e cilësoi të turpshme procedurën e zhvillimit të tenderit për paraqitjen e kompanive të interesuara. "Denoncojmë gjithashtu, administrimin e turpshëm e qesharak të procesit në ditën e tenderit nga ana e zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Brendshme, që nuk janë veçse masha që ekzekutojnë vendimet korruptive e të paracaktuara të kësaj qeverie", tha Meta.PS kërkoi largimin e Ponit"Në kushtet e mëdha të hapësirave korruptive të ofruara nga procesi i fundit tenderues, i kërkojmë qeverisë shqiptare largimin e menjëhershëm nga ky proces të personave të akuzuar, personave të cilët kanë përgatitur dhe termat e referencës, duke filluar nga ky proces reagimi, nga zv.ministri i Ministrisë së Brendshme, Ferdinand Poni", tha sekretari organizativ në PS, Blendi Klosi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›