Uji i Ftohtë-Tepelenë, s’do të ketë më ndërtime
16/06/2005 Caktohet sipërfaqja ku ndalohen ndërtimet
Brenda vijës kufizuese mbrojtëse e zonës turistike të Ujit të Ftohtë-Tepelenë nuk do të lejohen ndërtime. Kjo vijë kufizuese u miratua dje në KRRTRSH. Zona e Ujit të Ftohtë Tepelenë, siç është dhe e njohur mbart në vetvete vlera të rralla natyrore dhe përcaktimi i kësaj vije ka një rëndësi të veçantë për ruajtjen e këtyre vlerave nga shpërdorimet për ndërtime të ndryshme brenda këtij territori. Pas miratimit të kësaj vije që konfiguron në terren pjesën e burimeve të Ujit të Ftohtë dhe zonën e gjelbëruar përreth, njësia vendore përkatëse duhet të përgatisë detyrën e projektimit dhe studimin për mundësitë që ekzistojnë për strukturat turistike tepër të kufizuara. Studimi duhet të plotësohet me rregullore përkatëse të zbatimit.