E Diel, 1 Nëntor 2026

Nga Saranda në Ksamil, turizëm kulturor

16/06/2005  Jo ndërtimeve mbi murin e kalasë, caktohet kufiri i zonës së banuar në Ksamil

Saranda do të ketë gjithashtu një pamje të re. U miratua dje rregullorja për zbatimin e studimit urbanistik të qendrës së qytetit të Sarandës. Pjesë e Rregullores është dhe harta e përgatitur nga Instituti i Monumenteve të Kulturës për objektet monument kulture e ato arkeologjike brenda vijës kufizuese të qendrës, me kondicionet përkatëse.

Zbatimi i saj siguron mbrojtjen e vlerave të zonës së qendrës së qytetit të Sarandës, zhvillimin e territoreve brenda kësaj qendre, organizimin e funksioneve të zonës qendrore dhe rigjallërimin e saj, duke siguruar qëndrueshmërinë e kësaj zone. Në rregullore përcaktohen katër tipe rrugësh, në funksion të shpejtësisë së qarkullimi, duke parashikuar edhe vendqëndrimet e automjeteve, si dhe përcaktohen kriteret e vendosjes së objekteve në raport me rrjetin rrugor, kufijtë ndarës si dhe në raport midis vetë objekteve.

Gjithashtu, Rregullorja parashikon kriteret në lidhje me trajtimin e fasadave në harmoni me karakterin e ndërtimeve ekzistuese të qytetit, çative, mureve rrethuese, tabelave publicitare si dhe normat e vendqëndrimet e automjeteve.

Jo ndërtimeve në murin

e kalasë së Onhezmit

KRRTRSH shfuqizoi vendimet e KRRT së Rrethit Sarandë dhe Këshillit të Bashkisë Sarandë për objektet mbi murin e Kalasë së Onhezmit.

Qendra

Në zbatim të studimit urbanistik të qendrës së Sarandës, miratuar nga KRRTRSH si dhe për çlirimin e hapësirave me vlera arkeologjike, të cilat ndikojnë direkt në cilësinë e turizmit të qytetit, është e nevojshme që këto objekte të prishen për të evidentuar vlerat arkeologjike të zonës. Mbështetur në kompetencat e saj, KRRTRSH do të shfuqizojë të gjitha vendimet për objektet mbi këtë mur për t’i hapur rrugë veprimeve të tjera ligjore nga organet përkatëse.

Ksamili, caktohet kufiri

i zonës së banuar

Këshilli i Rregullimit të Territorit miratoi kufirin e zonës suburbane të zonës së banuar në Ksamil.

Në vazhdim të ndërhyrjeve teknike–ligjore në rajonin e Ksamilit për mbrojtjen e vlerave natyrore të zonës dhe rritjen e cilësisë së turizmit është e nevojshme në bazë të bilancit faktik të banorëve dhe të territoreve për zhvillimin e komunitetit, definimi i një kufiri përfundimtar, i cili në totalin e përgjithshëm kap një sipërfaqe prej 132 ha. Kjo zonë do të ndihmojë në sistemimin e familjeve në përputhje me zhvillimin normal të banesave me një densitet të pranueshëm në rajonin e Ksamilit me një ndjeshmëri të lartë natyrore dhe me pretendime për krijimin e kushteve për një turizmi cilësor.

Ksamil, qendra e banuar

ndërtesa deri 3 kate

Ky studim parashikon në mënyrë të saktë kompozimin urban të qendrës dhe banimit, brenda kufijve të propozuar, duke ruajtur lartësinë 2-3 kate, dendësinë bruto 140 banorë/ha dhe vijë ndërtimi nga akset e rrjetit rrugor kryesor prependikuar me detin. Studimi sugjeron një brez mbrojtës të gjelbëruar me pishat ekzistuese dhe shkurret mesdhetare jo më pak se 100 m nga deti dhe 120-200 m nga liqeni i Butrintit.

Brenda kësaj zone kalon shëtitorja, e cila ruan pishat ekzistuese. Studimi parashikon një rrjet rrugor i cili bën të mundur që çdo banesë të jetë e arritshme nga rruga automobilistike, ruan në maksimum banesat ekzistuese, i përshtatet relievit, lidhet me rrjetin rrugor të propozuar nga plani i përgjithshëm dhe siguron qarkullimin e lirshëm të këmbësorëve dhe automjeteve. Gjithashtu studimi parashikon ndërtimin e një shëtitoreje pranë bregut me gjerësi 3 m dhe distancë 20-50 m nga bregu.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›