Dy muaj në morgun e spitalit, do ta varrosë komunalja

10/06/2005 I zeshkët, mosha 35–40 vjeç, me mustaqe, asnjë i interesuar
DURRES - Në morgun e siptalit të Durrësit gjendet që prej dy muajve një shtetas me moshe mesatare. Punonjësit e morgut kanë thënë se që nga koha kur policia e Kavajës e ka dërguar në spitalin e Durrësit, për viktimën e tij nuk është interesuar asnjë person. Madje, inferimeri i morgut ka deklaruar se në një kohë të shkurtër trupi pa jetë do të nxirret nga streha dhe do të dërgohet në Kavajë për t’u varrosur. Ai ka shtuar se dy ditë më parë ka biseduar vet me prokurorin e Kavajës dhe pasi i ka bërë të ditur se për viktimën nuk kishte asnjë të interesuar, i është premtuar se shërbimi funeral i qytetit do të tërheqë të vdekurin për ta groposur pa emër.
Viktima
Viktima, që ndodhet në morg, është e seksit mashkull dhe i gjatë 175 cm. Sipas mjekëve të ekspetizës ligjore, mësohet se mosha e tij është 35-40 vjeç, i zeshkët, me mustaqe dhe me flokë të rëna në pjesën e parme dhe me trup të shëndetshëm.
Infermieri i morgut, Caf Ramaj, ka thënë se viktima është sjellë nga policia e Kavajës më 13 prill 2005 dhe që prej asaj kohe për kufomën nuk është interesuar asnjë person.
Aksidenti
Sipas skedës së vdekjes, e cila është përpiluar në Kavajë, i paidentifikuari ka humbur jetën rreth orës 20, të kësaj date, ndërsa në morg është dërguar në orën 21.00.
Ramaj ka shtuar më tej se personi i vdekur ka pësuar aksident automobilistik, pranë një pike karburanti dhe se ai ishte në biçikletë në kohën kur është aksidentuar për vdekje. Sipas tij, policia e Kavajës nuk i ka gjetur asnjë dukument identifikimi dhe se viktima, që udhëtonte me biçikletë, kishte një çantë, që mësohet se mund ta përdorte për bukë.
Sipas deklarimeve të bëra, ka të mundur që viktima të jetë ndonjë shtetas, i cili nuk është banor i zonës apo fshatrave përreth, por ndonjë i punësuar që ka migruar nga nodnjë zonë tjetër. Nga të dhënat e afruara përjashtohet që viktima, e cila gjendet që prej 2 muajve në morgun e Durrësit, të jetë endacak.