Toska: Shkëmbimi i informacionit rrit luftën kundër krimit të organizuar

24/03/2005 Nënshkruhet në Belgjikë marrëveshja e bashkëpunimit policor mes dy shteteve
TIRANË- Një oficer belg do të vijë në Tiranë në muajin shtator për të shkëmbyer eksperienca me autoritetet tona policore. Konfirmimi vjen nga zëdhënësi i Ministrisë së Rendit Publik, Florion Serjani, i cili shoqëron kreun e dikasterit blu, Igli Toska, gjatë një vizite pune në Belgjikë. Mes të tjerave, të dyja palët ranë dakord të nënshkruajnë marrëveshjen për “bashkëpunimin policor” mes Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Mbretërisë së Belgjikës, e cila u firmos nga Toska dhe homologu i tij, Patrick Dewael, i cili mban edhe postin e zëvendëskryeministrit. Takimit të dy delegacioneve i ka paraprirë një bisedë pune kokë më kokë midis dy ministrave, në të cilën janë diskutuar çështje të rëndësishme me interes të përbashkët. Ministri i Brendshëm belg, Patrick Dewael, në fjalën e tij theksoi se, "tashmë të dy vendet kanë prioritete të njëjta në fokusin e luftës kundër krimit të organizuar, trafiqeve ilegale, terrorizmit etj.". Duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit institucional midis dy vendeve, ministri belg u shpreh se në luftën kundër krimit të organizuar nuk duhet të ekzistojnë kufijtë dhe se marrëveshja për “bashëpunimin policor”, do të ndikojë dukshëm në këtë drejtim. Nga ana e tij, ministri i Rendit Publik, Igli Toska, në të njëjtën linjë me homologun e tij, përveçse ka vlerësuar marrëveshjen në tërësi, ka veçuar përparësitë dhe risitë që sjell ajo në bashkëpunimin dypalësh. "Nëpërmjet shkëmbimit të informacionit, duke ruajtur individët nga përpunimi i të dhënave personale dhe vendosjes së oficerëve të kontaktit, rritet shpejtësia dhe saktësia e veprimit policor, duke shkurtuar procedurat burokratike dhe duke rritur efikasitetin e goditjes ndaj elementëve kriminalë", ka thënë Toska në fjalën e tij. Në përfundim të bisedimeve u vendos që të veprohet në mënyrë të përbashkët për luftën kundër pastrimit të parave, që vijnë nga aktivitetet ilegale. Gjithashtu, sipas dy ministrave, do të luftohet krimi i organizuar, trafiqet e paligjshme, krimi ekonomiko–financiar, prodhimi i trafikut të drogave dhe substancave psikotrope, ndërsa është parashikuar shkëmbimi i informacionit, asistenca teknike, ndihma në formimin profesional të personelit policor e gjyqësor. Sipas zëdhënësit për shtyp, Serjani, pas takimit të dy ministrat dhanë një konferencë për shtyp për mediat e pranishme, të cilat pasqyruan vizitën.