Bien nga skela 2 punëtorë, njëri në gjendje të rëndë
Dy punëtorë kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti në punë. Ngjarja e rëndë ndodhi dje rreth orës 19.30 në kryeqytet, pranë shkollës “7 Marsi”, në një pallat në ndërtim. Burime policore thanë për gazetën “Shqip” se punëtorët kanë humbur ekuilibrin duke rënë nga skela e katit të tretë, ku edhe po kryenin suvatimin nga jashtë të pallatit. Edhe pse janë transportuar me urgjencë drejt Qendrës Kombëtare të Traumës, gjendja e njërit prej të aksidentuarve mbetet e rëndë. Uniformat blu kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe nisën hetimet, ndërsa ka identifikuar se punëtorët janë: Shpëtim Engjelliu dhe Angjel Dobjani. Policia po merr në pyetje kolegët e punëtorëve, administratorët, si dhe dëshmitarët okularë, për të nxjerrë edhe shkaqet e aksidentit.
#