E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bien prurjet, përmirësohet situata në diga

 Adi ShkembiBien prurjet në hidrocentralet në veri në të vendit. Komiteti i Emergjencave i mbledhur në qytetin e Shkodrës, ka bërë të ditur mbrëmë shifrat e fundit mbi situatën në kaskadën e Drinit dhe të Ulzës.Kështu, në hidrocentralin e Fierzës, nga 720 m3/s që vinin gjatë mbrëmjes së të shtunës, dje kanë ardhur mesatarisht 700 m3/s. Porsa i përket nivelit të liqenit ai është mbajtur në kuotën 291.5 metra, ndërsa derdhjet ishin 1100 m3/s. Ndërkohë tendenca rënëse është parë edhe në Koman, Vaun e Dejës, Ulëz e Shkopet. Sipas të dhënave të fundit rezulton se 10.400 ha tokë është e përmbytur, ndërsa numri i personave të evakuuar ka arritur në 4780. Ndërkohë negociatorët e forcave speciale RENEA kanë nisur bisedimet me banorët e fshatrave të përmbytura në Shkodër, në mënyrë që të arrijnë një marrëveshje për evakuimin e tyre. Në fshatrat Dajç dhe Bushat janë dërguar forca shtesë nga reparti special, gomone, pëlumbarë dhe negociatorë, në mënyrë që të bëhet e mundur në një kohë sa më të shpejtë evakuimi i banorëve nga banesat e tyre, të cilat rrezikojnë të zhyten totalisht në ujë. Burime nga Policia e Shtetit thanë se problemi kryesor që kanë shtruar banorët gjatë negociatave ka qenë mundësia e vjedhjeve të banesave të tyre, por edhe kërkesa që bashkë me ta të evakuohen edhe bagëtitë. Të njëjtat burime sqaruan se nëse negociatat dështojnë, atëherë nuk përjashtohet mundësia që shpërngulja e banorëve të bëhet me forcë, edhe pse kushtet për një veprim të tillë nuk janë në favor të forcave RENEA. Banorët janë njoftuar edhe për evakuimin e tyre me forcë në rast se përkeqësohet situata dhe ata nuk bien dakord me policinë.Situata dje (ora 18:00)FierzaPrurjet                              700 m3/sNiveli i liqenit                 291.53 metraNiveli maksimal                  296 metraDerdhjet                         1100 m3/sTurbinat në punë                  4KomaniPrurjet                              200 m3/s(anësore)Niveli i liqenit                 170.21 metraNiveli maksimal                  175 metraDerdhjet                         1380 m3/sTurbina në punë                  4Vau i DejësPrurjet                              170 m3/s (anësore)Niveli i liqenit                 74.11 metraNiveli maksimal                  76 metraDerdhjet                         1760 m3/sTurbina në punë                  5Ulëz-ShkopetPrurjet                              180 m3/s (anësore)Niveli i liqenit                 127.91  metraNiveli maksimal                  128.80 metraDerdhjet                         144 m3/s

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›