E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet i treti i “dhuratës” me drogë

 Trazhgim SokolajArrestohet personi i tretë i implikuar në trafikimin e 4 kileve heroinë të cilat u bllokuan në një televizor në Elbasan më 27 dhjetor 2009. Ndalimi i të dyshuarit është bërë nga policia e shtetit me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë e cila po drejton hetimet për këtë çështje. Sipas burimeve nga Prokuroria e Përgjithshme, pas hetimeve 10-ditore të zhvilluara për drogën e bllokuar në Elbasan, Krimet e Rënda kanë zbuluar bashkëpunëtorin e shtetasve Klevis Baxho dhe Arjan Petova të cilët u kapën në flagrancë me sasinë e heroinës. Burime nga prokuroria thanë se i arrestuari i tretë për këtë çështje është shtetasi A. Dibrani. Sipas prokurorisë ai ka bashkëpunuar me dy të arrestuarit e mëparshëm Klevis Baxho dhe Arjan Petova, në trafikimin e lëndës narkotike në tri shtete, Maqedoni, Shqipëri dhe Greqi. Organi i akuzës për Krime të Rënda gjatë hetimeve të saj ka zbuluar edhe itinerarin e pazakontë të ngarkesës me lëndë narkotike. Sipas prokurorisë, heroina ka hyrë në Shqipëri nga Maqedonia, është përpunuar në Elbasan dhe më pas është trafikuar në Greqi. Atje pritësit e saj nuk e kanë marrë në dorëzim për shkak të cilësisë së dobët ndërsa heroina është kthyer mbrapsht në Elbasan ku vetëm kësaj here është kapur nga policia. Droga u kthye nga GreqiaPolicia sekuestroi në Elbasan mëngjesin e 27 dhjetorit 2009 një sasi prej 4 kilogramë heroinë. Dy persona, Klevis Baxho dhe Arjan Petova u arrestuan në flagrancë bashke me drogën ndërsa gjatë aksionit atyre i’u gjetën edhe 12950 euro, 130 000 lekë dhe një pistoletë TT. Duke qenë se operacioni po zhvillohej në prag të festave të fundvitit, policia i vendosi aksionit emrin e koduar “Dhurata”. Policia kishte gjurmuar për disa jave të dyshuarit, Klevis Baxho, 31 vjeç, banues në lagjen “5 Maj” të Elbasanit dhe Arjan Petova, 42 vjeç, nga Vlora dhe banues në Elbasan. Prokuroria e Krimeve të rënda ndërkohë kishte nisur hetimet të cilat vazhduan edhe pas arrestimit të dy personave me lëndën narkotike e cila ishte fshehur në një aparat televizori për të humbur gjurmët gjatë lëvizjeve ndërkufitare. Zbulimi i drogës së fshehur në televizor u bë pikërisht për shkak të informacionit që ishte siguruar në rrugë operative që tregojnë se pajisja elektronike e cila ndodhej në makinën e të arrestuarve me targa të huaja BA 433 LL ishte përdorur për maskimin e ngarkesës prej 4 kilogramë heroinë. Dy kg ishin fshehur në televizor ndërsa pjesa tjetër u gjet në banesat e të arrestuarve.   Të arrestuarit1. Klevis Baxho2. Arjan Petova3. A. DibraniSekuestruar4 kg heroinë fshehur në televizor12950 euro130 000 lekëNjë pistoletë TTAutomjeti me targa BA 433 LL

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›