E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, kapet Pakistanezi përdhunoi shqiptaren

 ITALI/FIRENCE – Policia italiane ka vënë dje në pranga një emigrant palestinez, i akuzuar se ka sulmuar seksualisht një 25 vjeçare shqiptare. Lajmi u bë publik nga mediat italiane, sipas të cilave i arrestuari është palestinezi Yassir Mohamed 20 vjeç, i akuzuar se gjatë natës së Vitit të Ri sulmoi dhe përdhunoi një vajzë 25 vjeçare me origjine shqiptare. Palestinezi, për 10 ditë me radhë kishte mundur t’iu shmangej prangave, pasi ishte larguar me të shpejtë nga vendngjarja duke u ikur forcave të rendit, të cilët u lajmëruan menjëherë nga kalimtarë të rastit që kishin qenë dëshmitarë të skenës së dhunshme. Ditën e djeshme forcat policore të Firences bënë të munduar kapjen e tij në kufi me Francën, ku i riu po përpiqej të largohej nga Italia. Tashmë ai ndodhet në burgun e Fiorentinos në zonën e Solliçianos. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën 02:30 të mëngjesit të një janarit në San Silvestro të qytetit Firence në Itali, ndërkohë e reja shqiptare ka pësuar plagë për shkak të dhunës së përdorur gjatë abuzimit seksual. Sipas denoncimit të bërë nga e dëmtuara 25 vjeçare, emigrante me dokumente të rregullta në Itali, ajo ishte duke kaluar nënkalimin pranë stacionit të trenit në Rifreddi kur u sulmua nga palestinezi. Ajo u dërgua në Spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë policia italiane pohon se pas hetimeve paraprake ka rezultuar se agresori, i cili dyshohet të ketë probleme mendore, kishte qëndruar brenda nënkalimit duke pritur që viktima e tij të kalonte rrugën. Duke shfrytëzuar faktin se në orën 02:30 të natës në atë zonë kishte shumë pak lëvizje, i riu palestinez pasi e ka tërhequr shqiptaren në një cep ka kryer me të marrëdhënie seksuale me dhunë. Kalimtarë të rastit që kanë parë skenën brutale të krimit i kanë telefonuar policisë, çka ka bërë që agresori të largohej me vrap. policia e mbërritur në vendngjarje ka përcjellë për në spital të dëmtuarën, e cila ka depozituar një denoncim ndaj të riut palestinez, për verifikimin e të cilit kanë shërbyer veç pamjeve filmime të kamerave të sigurisë edhe deklaratat e dëshmitarëve të vendngjarjes. Aktualisht mediat italiane pohojnë se e reja shqiptare ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi ka marrë disa plagë gjatë përleshjes me agresorin palestinez.         f.m.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›