Bien rezervat, kryeqyteti “thahet” për ujë të pijshëm
Zyrtarët e Ujësjellësit mbajnë sytë nga shiu. Disa nga lagjet e Tiranës, pa ujë prej disa ditësh
Jonida Tashi
Tirana po vazhdon të “thahet” për ujë të pijshëm. Megjithëse autoritetet drejtuese të Ndërmarrjes së Ujësjellësit deklarojnë se nuk ka probleme me furnizimin me ujë të pijshëm në Tiranë, me përjashtim të disa zonave në periferi të saj, jo shumë larg kësaj ndërmarrje, në afërsi të qendrës së kryeqytetit, banorët vuajnë mungesën e ujit për muaj të tërë. Me këtë problem nuk po përballen vetëm banorët pallateve të ndërtuara vitet e fundit, por dhe ata të shtëpive private. Nga këta të fundit mësohet se uji i pijshëm nuk vjen prej muajsh në rrugën “Vëllezërit Huta”, por edhe nëse vjen orari i tij nuk zgjat për të plotësuar nevojat. Të indinjuar se ankesat e tyre të përditshme për furnizimin me ujë bien në vesh të shurdhët, qytetarët shprehen se i plotësojnë të gjitha detyrimet që kanë ndaj Ndërmarrjes së Ujësjellësit, duke i paguar faturat çdo muaj. Problemi me ujin e pijshëm në Tiranë ka pushtuar edhe disa zona të tjera të kryeqytetit, si në atë të Tiranës se Re, në afërsi të liqenit artificial, në pallatet e ngritura në Komunën e Parisit, si dhe në rrugën “5 Maji”.
Shitja
Mungesa e furnizimit me ujë ka shënuar edhe anën tjetër të medaljes. Kështu, ndërsa nga njëra anë mjaft banorëve kryeqytetas nuk i vjen pikë uji në çezmat e tyre, nga ana tjetër, tregtarët fërkojnë duart për këtë “mirësi” që i ka sjell ky problem. Madje tashmë mund të thuhet me plot gojën se shitja e ujit në Tiranë është kthyer në një biznes fitimprurës. Në pamundësi të zgjidhjes së problemit, zgjidhja që kanë gjetur shumë qytetarë është blerja çdo ditë e një mije metër kub ujë, për të cilin duhet të paguash 800 lekë. Po aq të kënaqur sa tregtarët e ujit, duket se janë edhe zyrtarët e Ujësjellësit, të cilët fajin për mungesën e ujit ja kanë lënë në dorë Zotit. Sipas këtyre të fundit, banorët duhet t’i luten Zotit që të bjerë shi, pasi ka qenë mungesa e reshjeve për një periudhë të zgjatur kohe, arsyeja që sjellë ulje të presionit në rrjet dhe probleme me furnizimin me ujë të pijshëm.
Situata
Rëniet e ndjeshme të prurjeve të ujit në Selitë dhe Shendmëri kanë detyruar specialistët që këto humbje t’i kompensojnë me ujin që vjen nga Bovilla. Aktualisht niveli i ujëmbledhësit në Bovillë është 316 metër kub. Specialistët sqarojnë se ka pasur shembje dherash në një pjesë të liqenit dhe pritet të nis menjëherë puna për stabilizimin e situatës. Ky është një tjetër problem sipas tyre, që ka bërë që niveli i ujit të ulet me 2 metra. Gjithsesi, megjithë problemet që tashmë dihen si nga banorët ashtu edhe nga drejtuesit e Ujësjellësit, këta të fundit sërish nuk janë në gjendje që t’i japin një zgjidhje problemit. Madje jo vetëm kaq, por zyrtarët e lartë të Ujësjellësit deklarojnë se edhe nëse nuk do të kemi reshje shiu Tirana do të ketë furnizim me ujë deri në dhjetor, por me ndërprerje. Më pakta që mund të bëhej prej Ujësjellësit për normalizimin e situatës është ndërprerja e lidhjeve të paligjshme të ujit, të cilat janë shtrirë në pjesën periferike të kryeqytetit. Këto lidhje shpërdorojnë një sasi të madhe uji, e cila nuk arrin të grumbullohet në depot e ujit, edhe në këtë periudhe thatësire.
7 Shtator 2009