Gratë e dënuara, bum kërkesash në gjykatë për “burg” në shtëpi

Laureta Rryçi
Tiranë - Bum kërkesash në Gjykatën e Tiranës. Të dënuarat femra kërkojnë ta vuajnë dënimin në shtëpi. Edhe pse ka pak ditë që ka nisur punën gjykata, gjatë këtyre ditëve janë depozituar më shumë se 10 padi nga këto të dënuara. Pavarësish veprës penale që kanë kryer, që të gjitha i janë drejtuar gjykatës për të përfituar nga shërbimi i provës. Midis tyre nuk mungojnë edhe emra të njohur, si Ornela Capo, studentja që ekzekutoi shoqen e dhomës disa vite më parë. Sipas statistikave, pjesa më e madhe e grave që janë dënuar kanë kryer krimin brenda familjes, duke vrarë, për arsye të ndryshme, bashkëshortët. Me gjithë akuzën e rëndë dhe vitet e dënimit, për arsyen se shtëpi i presin fëmijët, ato presin nga gjykata që t’ua krijojë këtë mundësi. Qëkur nisi të zbatoheshin dënimet alternative një pjesë e mirë e të dënuarve po depozitojnë padi me objekt të tillë.
Qëndrim në shtëpi
Kur gjykata vendos vuajtjen e dënimit të dhënë me qëndrim në shtëpi, ia dërgon menjëherë për ekzekutim vendimin prokurorit dhe, në rast se ai mbahet në një institucion të ekzekutimit
të vendimeve penale, edhe drejtorisë së këtij institucioni.
Shërbimi i provës mbikëqyr ekzekutimin e vendimit me qëndrim në shtëpi dhe bashkëpunon, sipas rastit, me autoritetet e pushtetit vendor, shërbimet sociale, organet vendore të policisë, si dhe subjekte të tjera, private dhe shtetërore. Shërbimi i provës siguron informacionin dhe asistencën e nevojshme për personin e dënuar nga institucionet shëndetësore, institucionet e ndihmës sociale, si dhe organizatat joqeveritare që bashkëpunojnë me të për zbatimin e vendimit me qëndrim në shtëpi. Shërbimi i provës harton programe për personin, që vuan dënimin me qëndrim në
shtëpi. Kur personi i dënuar nuk është në gjendje të përmbushë detyrimet e vendosura nga gjykata, për shkak të ndryshimit të rrethanave, shërbimi i provës i rishikon këto detyrime, për të cilat i raporton menjëherë prokurorit. Nëse personi, që vuan dënimin me qëndrim në shtëpi, nuk respekton detyrimet e vendosura nga gjykata, shërbimi i provës, pasi të ketë verifikuar faktet dhe rrethanat, i raporton prokurorit dhe, sipas rastit, i propozon atij kërkesën për ndryshimin e detyrimit.
Kërkesat
Aktualisht në sistemin e burgjeve ndodhen rreth 5000 persona të burgosur, të vendosur në 20 institucione burgimi të shpërndara në të gjithë vendin. Nga analiza e statistikave të Ministrisë së Drejtësisë, për një pjesë të mirë të tyre janë dhënë masa dënimi me gjobë apo me burgim, ndërkohë që përbënin raste potenciale për dhënien e dënimeve alternative. Këto dënime alternative nuk janë dhënë deri dje nga gjykatat për shkak të mangësive në kuadrin ligjor dhe të mungesës së Shërbimit të Provës për mbikëqyrjen e tyre. Në intervalin dy mujor të ekzistencës së Shërbimit të Provës, ky shërbim është duke mbikëqyrur 257 urdhra për ekzekutimin e dënimeve penale alternative. Ky numër përbën një tregues të numrit të rasteve që në situatën përpara prezantimit të Shërbimit të Provës, do të destinoheshin për sistemin e burgjeve. Shërbimi i Provës aktualisht funksionon në zyrat vendore pranë gjykatave të rretheve gjyqësore, Tiranë, Shkodër, Durrës, Fier.
Të dënuarat Kërkesa Gjyqtari i çështjes
Arjana Alla Qëndrim në shtëpi Ilir Çeliku
Tatjana Basha Qëndrim në shtëpi Sokol Tona
Dylbere Teluli Qëndrim në shtëpi Artan Broci
Violeta Molla Qëndrim në shtëpi Artan Broci
Nafie Lika Qëndrim në shtëpi Gerd Hoxha
Ervehe Hysi Qëndrim në shtëpi Gerd Hoxha
Sonila Ymeri Qëndrim në shtëpi Kreshnik Omari
Ornela Capo Qëndrim në shtëpi Martin Deda
Manushe Mecaj Qëndrim në shtëpi Sokol Tona
Nadire Kallamacaku Qëndrim në shtëpi Sokol Tona
Hanëme Shandori Qëndrim në shtëpi Shefkie Demiraj
7 Shtator 2009