Topi në Mal të Zi: “Përjashtimi i Kosovës nga forumet, i dëmshëm për rajonin”
Presidenti shqiptar lobon për Kosovën në tryezën rajonale. “Kosova duhet të luajë një rol në këmbimet rajonale të politikave”
Eljona Ballhysa
Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, edhe njëherë e ka vënë theksin në domosdoshmërinë e prezencës së shtetit të pavarur të Kosovës në tryezat e diskutimit rajonal të krerëve të shteteve apo dhe në nivele më të ulëta. Këtë deklaratë presidenti Topi e bëri gjatë fjalimit të mbajtur në Forumin Rajonal për Korridoret Kulturore në Europën Juglindore “Administrimi i shumëllojshmërisë kulturore dhe promovimi për qëllime turistike”, që po zhvillohet në Cetinjë të Malit të Zi. Gjatë fjalës së tij Topi ka vlerësuar nismën e UNESKO-s për organizimin e një forumi të tillë në të cilin shtetet e rajonit dialogojnë për mbrojtjen dhe nxitjen së larmisë së trashëgimisë kulturore. Por sipas Topit, në të tilla takime e forume duhet të konsiderohen të gjitha shtetet e rajonit, duke përfshirë dhe Kosovën, si një komb me një histori të çmuar dhe me vlera kulturore.
Thirrja
Duke u bërë thirrje homologëve të tij të shteteve të tjera të rajonit për konsiderimin e pranisë së Kosovës në të tilla aktivitete, Topi shtoi se përjashtimi i Kosovës nga forumi në fjalë nuk u shërben interesave të Ballkanit. “Ashtu si edhe çdo nismë tjetër me karakter turistik apo kulturor rajonal nuk mund të lërë jashtë as ekzistencën, e aspak kontributin po aq të çmuar të popullit të Kosovës dhe të këtij vendi sa të bukur, aq dhe të lashtë në historinë e vjetër dhe aq të vyer në historinë e re të tolerancës dhe të bashkëjetesës etnike dhe atë të besimeve. Duke marrë parasysh përgjegjësinë shumë të madhe që ka lidershipi i Kosovës në ruajtjen e trashëgimisë së paçmueshme kulturore dhe fetare në Kosovë, përgjegjësi të cilën qeveria e Kosovës e ka me përkushtim të madh, përjashtimi i saj nga ky forum nuk i shërben interesit të përgjithshëm të rajonit”, - është shprehur Topi. Ai theksoi se “Kosova duhet të luajë me përgjegjësi një rol në këmbimet rajonale të politikave, ekonomisë, kulturës e sporteve. Është gjithashtu në interesin edhe të vendeve që akoma nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës të pranojnë angazhimin që qeveria e Kosovës do të ushtrojë në përgjegjësitë për ruajtjen e kulturës, në bashkëpunim me fqinjët. Republika e Kosovës përbën sot shembullin se si e ardhmja e bashkëjetesës së fëmijëve tanë sfidon të kaluarën, sado e dhimbshme qoftë ajo, se si në rajonin tonë nuk ka vetëm një histori të shkuar, por edhe një shpresë për një të ardhme të re, të përbashkët, ku të gjithë ne duhet të besojmë dhe ta mbështesim”.
Bashkëpunimi
Duke u përqendruar te bashkëpunimi rajonal mes vendeve, Topi theksoi gjatë fjalës së mbajtur në këtë forum se të gjitha shtetet e kanë përgjegjësi pajtimin e së kaluarës me të tashmen, duke lënë hedhur pas krahëve paragjykimet. “Është përgjegjësia jonë historike të pajtojmë të kaluarën me të tashmen dhe të jetojmë harmonikisht e në paqe me bashkëkohësinë tonë, duke larguar paragjykimet, stereotipat dhe keqkuptimet e çdo lloji ndërmjet popujve të rajonit, aty ku ato ekzistojnë ende. Këtë frymë kanë nevojë t’u transmetojmë brezave të rinj, si një produkt me karakter universal të bashkëjetesës dhe si një garanci për një të ardhme më vitale të identitetit tonë kulturor”, - është shprehur Topi. Ai theksoi se Shqipëria ka mbështetur adoptimin e Konventës së UNESKO-s për mbrojtjen dhe nxitjen e shprehjeve kulturore dhe që
Shqipëria ka një strategji ambicioze të zhvillimit të turizmit kulturor. Po kështu Topi përmendi edhe organizimin në Shqipëri në Forumit për Dialogun Ndërfetar në Europën Juglindore, më 16 janar të këtij viti. Në përfundim Topi u shpreh se Shqipëria mbështet propozimin për mbajtjen e Konferencës së Sarajevës gjatë vitit 2009.
5 Qershor 2009