E Diel, 1 Nëntor 2026

Edvini bën gati padi ndaj qeverive të Francës e Italisë: S’ndalën dot fatkeqësitë natyrore

Budallallepset Edvini. Nga përpjekja për të përfituar politikisht, e shpall qeverinë “Berisha”, fajtore edhe për çrregullimet e klimës! Me mendësinë komuniste, se shteti garanton kur është ditë, kur është natë, kur dimër e kur verë, Ramës s’i ka mbetur veçse të kërkojë ndjekjen penale për qeveritë e Francës, Italisë apo vendeve të tjera perëndimore, që s’ndalin dot fatkeqësitë e natyrësKrahas mangësive të theksuara të një lidershipi politik, Edvin Rama është në gjendje kritike edhe përsa i takon formimit intelektual, pasi në daljen publike s’po arrin as minimalen e mundshme. Nisur nga sjelljet e paprecedenta dhe tërësisht në kundërshtim me linjën e prosperitetit të shumicës dërrmuese të shqiptarëve, Edvini vazhdon të vjellë vrerë ndaj masave emergjente dhe përmbushjes me sukses të operacioneve nga ana e qeverisë. Përmbytja e disa zonave në qarkun e Shkodrës, siç edhe pritej u kthye në një “ushqim” politik për nekrofilin Rama, i cili jo vetëm trumbetoi kambanat e alarmit për një rrezik permanent të jetëve njerëzore, nga ana tjetër hidhte vallet e përmbytjeve dhe për dëme sa më kolosale në mënyrë që t’i bënte dëm këtij formacioni qeverisës, sigurisht duke ia atashuar përgjegjësitë. Por, çmenduria e Edvin Ramës ka kapur pikun sa, në kushtet e një gjendje të theksuar demoralizimi ideor e fataliteti, tha mbrëmë gjatë një konference për shtyp se, është fajtore qeveria, për çrregullimet e klimës! Lakuriqi i Partisë Socialiste kreu dje ritet e radhës të sulmeve dhe përbaltjes së masave emergjente të ndërmarra nga qeveria, sepse sipas tij, ata njerëz duheshin lënë në mëshirë të fatit, përsa kohë nuk u ngritën për të prodhuar reaksionin e revoltave antiqeveritare. Gaskeqi Edvin Rama - i molepsur nga interesa personale dhe tërësisht në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve për t’i bërë ballë fatkeqësisë natyrore, bëri thirrje për raprezalje kundër pushtetit qendror, pasi, qeveria nuk ka marrë masa për shmangien e efekteve të ngrohjes globale, apo siç u shpreh rëndom se, termi “ngrohje globale” është keqpërdorur nga kryeministri, pasi më parë duhet të kishte marrë masat për të minimizuar efektet e këtij fenomeni. Siç shihet qartë ylberisti i PS, është sajuar si një kufomë e dekompozuar politike vetëm për të përhapur panik dhe për të tmerruar qytetarët. Deklaratat kompleksive të lakuriqit të PS, tregojnë se, ai ndodhet në një kolaps të thelluar ideor, teksa nga momenti në moment bie në kundërshtim jo vetëm me vetë komunikatën, por edhe me realitetin në tërësi. Atij s’i ka mbetur gjë tjetër veçse të riaktualizojë mendësinë komuniste, se shteti garanton kur është ditë e kur është natë, kur është dimër e kur është verë. Tashmë Ramës s’i ka mbetur veçse të kërkojë ndjekjen penale për qeveritë e Francës, Italisë apo vendeve të tjera perëndimore, që s’ndalin dot fatkeqësitë e natyrësI toksikuar nga etjet e pashtershme për pushtet dhe karrige, ai nuk po di të çlirohet nga kjo nekropolitikë. Ai thjesht po thellon në mënyrë të tmerrshme jo-politikën e budallallepsur saqë, tashmë është kthyer në një figurë komike që livadhis nga një stacion televiziv në një tjetër, duke gënjyer dhe mashtruar mbarë opinionin publik me disa qëndrime konspirative që dalin vetëm nga mendja e tij “pjellore”. Menjëherë pas vizitës së kryeministrit, Sali Berisha në zonat e përmbytura në Shkodër dhe premtimeve që u dha banorëve për kompensim të plotë të çdo dëmi të shkaktuar, Edvini nuk e kapërdiu dot angazhimin solemn të ekzekutivit dhe u organizua në një tjetër sulm kundër qeverisë dhe kryeministrit të vendit, por që si çdo herë ra vetë në gropë, duke u konfirmuar zyrtarisht si turpi i socialistëve. Bllokmeni dhe kryesuesi i brezit të dytë të nomenklaturës komuniste, nuk mund të pranojë një gatishmëri të tillë qeveritare pasi sistemi qeverisës që kërkon të adaptojë ai, ka si pikësynim vetëm të robërojnë qenien njerëzore, shfrytëzojë dhe të kursejë rezervat kryesisht në ushqime, duke u hapur nga një dosje kriminale, dhe më pas dihet fati...Sa për sqarim, një numër i madh vendesh në gjithë botën janë prekur nga përmbytjet dhe reshjet e dendura, por asnjë parti opozitare nuk ka bërë përgjegjëse  qeverinë qendrore, por kanë bashkuar forcat larg çdo interesi dhe pretendimi të ulët politik. ...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›