E Diel, 1 Nëntor 2026

Pritet ulja e përqindjes së interesit

Banka Qendrore Evropiane
pritet që këtë
javë të ulë përqindjet e
interesit në mbledhjen e
këshillit drejtues të enjten
e ardhshme, si pasojë
e publikimit të shifrave
gjithnjë e më shqetësuese
në lidhje me ekonominë e
kontinentit. Këto shifra të
publikuara nga zyra statistikore
e BE-së, Eurostat,
fl asin për një papunësi në
përmasat 8.2%, që është
edhe niveli më i lartë i
dy viteve të fundit, i cili
është shoqëruar me humbjen
e një çerek milioni
të vendeve të punës në
kontinent në muajin janar.
"Papunësia është një
shqetësim shumë i madh
në shumë pjesë të Evropës",
deklaroi presidenti
i bankës evropiane, Trishe,
javën e kaluar. Sipas tij,
reformat në tregun e punës
janë shumë të rëndësishme.
Shifrat fl asin për
një infl acion në shkallën
1.1%. Si pasojë e këtyre
shifrave dhe të tjerave të
treguesve kryesorë ekonomikë,
pritet që Banka
Qendrore të reagojë këtë
javë duke ndërmarrë një
ulje të përqindjeve të interesit
me 0.5%. Aktualisht
përqindja e interesit të
euros është 2%, që pason
ulje të ndryshme që
i janë bërë që nga koha
kur nisën shenjat e para të
krizës ekonomike vjeshtën
e kaluar. Sipas Eurostat,
aktualisht rreth 13 milionë
vetë janë të papunë në
zonën e euros, që përbën
edhe shkallën më të lartë
të papunësisë së regjistruar
prej shumë kohësh.
Vendi me përqindje më
të lartë të papunësisë
është Spanja, ndërsa ai
me përqindjen më të ulët
është Holanda.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›