E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bierhof: Nuk jemi pa shanse

Menaxheri i Kombëtares gjermane, Oliver Bierhof, përpara finales së madhe me Spanjën e ka lavdëruar skuadrën e Jaokim Lëvit si fituesen më të madhe të këtij turneu. 

“Nuk dua të cilësoj asnjë lojtar si fitues apo humbës të këtij turneu, pasi unë e shoh të gjithë skuadrën si fituese të këtij kompeticioni, pavarësisht nga rezultati i finales”, është shprehur menaxheri i përfaqësueses gjermane. 40-vjeçari Birhof nuk ka harruar pa përmendur edhe punën mjaft të mirë të teknikut Joakim Lëv dhe stafit të tij. “Nën drejtimin e Lëvit, Kombëtarja e Gjermanisë ka humbur vetëm një sfidë të rëndësishme, e cila ishte ndeshja në grup kundër Kroacisë, ndërkohë që në të gjitha ndeshjet e tjera të rëndësishme ia kemi dalë mbanë. Spanjollët kanë treguar gjatë gjithë këtij turneu një futboll mjaft konstant, e megjithatë nuk mendoj se ne do të shkojmë në këtë sfidë sikur të mos kishim asnjë lloj shansi ndaj tyre”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›