Platini: Gjermani-Spanjë e kanë merituar finalen
Në prag të finales së Vjenës, ku mbrëmjen e sotme do të jenë përballë njëra-tjetrës dy finalistet e Evropianit të parë të organizuar pre tij, Mishel Platin
i është shumë i kënaqur nga organizimi, pasi sipas tij, emocionet dhe futbolli ofensiv kanë qenë kryefjala e Euro 2008. “Më ka entuziazmuar atmosfera e shkëlqyer që ka mbizotëruar në fushat e lojës, vlerat teknike të skuadrave, por gjithashtu edhe kolori i tifozerive të skuadrave pjesëmarrëse, të cilat e kanë bërë perfekt organizimin e këtij kompeticioni. Përveç tyre, “fair-play” që ka mbizotëruar në të gjitha sfidat deri në prag të kësaj finaleje kanë shfaqur qartë vlerat e vërteta të sportit, të cilat shpresojmë që të vlejnë si një shembull i mirë edhe për të gjitha kompeticionet evropiane e ndërkombëtare që do të pasojnë. Jam i sigurt se kjo është finalja më e drejtë që mund të prisnin në këtë Evropian. Duke qenë se Spanja e Gjermania kanë arritur deri këtu, atëherë si mund të theksojnë se këto dy formacione nuk e kanë merituar këtë finale. Ndonëse më vjen keq që një kompeticioni të tillë i ka ardhur fundi, besoj se mbrëmja e nesërme (sot) do të na rezervojë gola dhe surpriza të shumta, për ta mbyllur në mënyrën më të bukur të mundshme Euro 2008-në”, deklaron presidenti i UEFA-s, Platini.