Bierhoff: Gjermania synon fitoren e Euro 2012

Oliver Bierhoff, i cili ka një rol në stafin teknik të përfaqësueses së Gjermanisë, thotë se gjermanët janë plot ambicie në prag të Euro 2012, pasi synojnë të fitojnë titullin e Evropës për të parën herë që nga viti 1996.
Gjermania mposhti Austrinë me rezultat 6-2 gjatë të premtes për të siguruar biletën për në finalet e vitit të ardhshëm që mbahen në Poloni dhe Ukrainë, dhe Bierhoff është i bindur se ata janë në rrugë drejt suksesit.
“Ne jemi në rrugën e duhur, edhe pse ende kemi punë për të bërë. Komentet e fundit nga lojtarët dhe stafi tregojnë se cila është ambicia jonë. Ne synojmë ta fitojmë Euro 2012”, është shprehur Bierhoff. Sipas tij, është e qartë se skuadra po përballet me një konkurrencë të vështirë nga ekipet si Holanda, Spanja dhe disa kombëtare të tjera.
“Megjithatë, lojtarët më japin një ndjenjë të fuqishme se ata janë të vendosur ta fitojnë atë kësaj here se sa të përfundojnë të dytë ose të tretë. Ekipi ende është në zhvillim dhe është gjë e mirë që lojtarët e ri vazhdojnë të shtojnë dominimin e tyre”, ka shtuar ish-sulmuesi.