E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldo: Ferguson “baba” i dytë për mua

Cristiano Ronaldo e ka cilësuar menaxherin e Manchester United, Sir Alex Ferguson, si “baba të dytë” dhe ka refuzuar të përjashtojë një rikthim në Angli në të ardhmen. Sulmuesi i Real Madridit, 26-vjeçar, u largua nga Old Trafford në vitin 2009 për t`u transferuar në Bernabeu për një shumë rekorde që kap vlerën e 94 milionë eurove.

Portugezi e ka krahasuar trajnerin aktual, Jose Mourinho, me Sir Alex derisa ka zbuluar se atij i mungon futbolli i Ligës Premier.
 

“Sir Alex Ferguson është babai im i dytë, ai më ka ndihmuar shumë të përmirësohem dhe tashti Mourinho po ashtu pasi ata të dy janë menaxherë me përvojë të cilët fitojnë shumë gjëra, andaj për mua ata janë trajnerët më të mirë. Kam kujtime të mira nga Manchesteri dhe kur shikoj ndonjë ndeshjet më mungon shumë pasi është një pjesë e imja të cilën e kam lënë në Angli. Vetëm sepse luaj në Madrid nuk më mungon kontakti me djelmoshat e vjetër, ndaj kur kam mundësi flas me Sir Alex”, ka theksuar Ronaldo.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›