Prokuroria, sekuestro pasurive të Emiljano Shullazit
TIRANE - Gjykata e Krimeve të Rënda nisi dje shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë për sekuestrimin e pronave të Emiljano Shullazit, të akuzuarit për trafik narkotikësh.
Organi i akuzës mësohet se ka pretenduar në kërkesën e depozituar në gjykatë se pasuritë e Shullazit janë pasojë e aktivitetit kriminal dhe se ndaj tyre duhet të vendoset sekuestro, derisa kolegji penal që po shqyrton akuzën e trafikut ndaj këtij të pandehuri të shprehet për fajësinë apo pafajësinë e tij. Nëse vendoset fajësia, me një vendim të formës së prerë ndaj Shullazit, atëherë organi i akuzës kërkon konfiskimin pasurive të tij. Burime nga procesi pohojnë se pasuritë e Shullazit janë dy banesa, një garazh dhe një sipërfaqe trualli në bashkëpronësi. Pritet që në seancat e ardhshme të procesit të njoftohet Shullazi si dhe personat që kanë bashkëpronësi me të për t'u paraqitur në gjyq ose të caktojë avokat për t'i përfaqësuar. Shullazi ndodhet në qeli prej dy vitesh, ndërsa u arrestua nën akuzën e drejtimit të një grupi që trafikonte lëndë narkotike në drejtim të Italisë. Pas përfundimit të hetimeve dhe dërgimit të çështjes në gjykatë dy të pandehurit Emiljano Shullazi dhe Ervin Ferhati mbajtën qëndrim mohues ndaj akuzës, ndërsa pesë të bashkakuzuarit e me ta pranuan akuzën dhe përfituan aplikimin e gjykimit të shkurtuar në këtë proces. Shullazi pretendon se gjatë kohës që është kryer vepra penale për të cilën akuzohet ka qenë i burgosur për një tjetër vepër. Për pasojë çështja ndaj tyre u nda dhe tashmë ka përfunduar shqyrtimi i dosjes së tyre në Shkallë të Parë. Sipas aktakuzës së Prokurorisë, Shullazi, i cili ndodhej i arrestuar për armëmbajtje pa leje, drejtonte nga qelia nëpërmjet celularit trafikun e narkotikëve drejt Italisë. Ndërkohë, policia dhe organet e hetimit kishin rënë në gjurmët e trafikut dhe kishin nisur përgjimin e telefonave që përdornin korrierët e narkotikëve dhe trafikantët. Të njëjtën gjë thuhet se bënin edhe autoritetet italiane të drejtësisë, të cilët kishin arritur të kapnin sasi të ndryshme lëndësh narkotike të nisura nga Shqipëria me destinacion tregun e qyteteve të mëdha të Italisë së Veriut. Procesi në ngarkim të Shullazit dhe Ferhatit tashmë ka mbërritur në marrjen e provave shkresore të organit të akuzës dhe më pas pritet administrimi i provave të mbrojtjes. f.m.