E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranga 25-vjeçares, kreu marrëdhënie seksuale me pagesë në publik



Tiranë – U kap duke kryer marrëdhënie seksuale në publik, prangoset. Burime të sigurta thanë për gazetën se seksioni Kundër Trafiqeve kreu arrestimin në flagrancë të shtetases Sonila Ymeri, 25 - vjeç, lindur dhe banuese në Durrës, e dënuar më parë për “Kallëzim të rremë”. Arrestimi i saj u krye sepse dy ditë më parë rreth orës 21:00, u kap në flagrancë në afërsi të 9 – të katërsheve, duke kryer marrëdhënie seksuale me një shtetas, kundrejt shumës së parave prej 1000 lekësh. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprën penale të “Prostitucionit”, parashikuar nga neni 113 i Kodit Penal.

Dyshohet se falsifikuan produktin e një firme, ndalohen

Tiranë – Akuzohen për falsifikim, policia i vë në pranga. Burimet policore thanë për gazetën se seksioni Kundër Krimit Ekonomiko – Financiar dërgoi materialet në Prokurori, për veprën penale të “Mashtrimit” dhe “Falsifikimit të vulave, stampave ose formularëve” në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 143, 190 dhe 25 të Kodit Penal, ndaj shtetasve: Akuila Findikliyan, 40 – vjeç dhe Mirel Mzhika, 23 - vjeç, lindur dhe banues në Tiranë. Ndaj tyre është depozituar kallëzim nga një shtetas, administrator i firmës “Alpin” Sh.P.K, se shtetasit e sipër cituar në bashkëpunim me njëri - tjetrin dyshohet se kanë falsifikuar etiketat e kësaj firme, njëherazi duke kryer dhe mashtrim tek qytetarët në shitjen e një produkti të rremë.

2 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›