E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nishani vendorëve: Evitoni radhët për aplikimet për kartat e identitetit



Tiranë – Ministri i Brendshëm Bujar Nishani kërkoi nga drejtuesit e pushteti vendor krijimin e kushteve për qytetarët që do të aplikojnë për karta identiteti dhe pasaposta biometrike. Nishani takoi dje drejtuesit e pushtetit vendor në qarqe, bashki e komuna për të diskutuar lidhur me realizimin e projektit për prodhimin dhe shpërndarjen e letërnjoftimeve elektronike dhe pasaportave biometrike. Ministri i Brendshëm pasi informoi për ecurinë e deritanishme deri në përzgjedhjen e një prej modeleve më të përparuara në hapësirën e BE për dokumentat e identitetit, duke e cilësuar projektin një aksion kombëtar që kërkon përfshirjen e të gjithë aktorëve të qeverisjes qendrore e vendore dhe të gjithë forcave politike, deklaroi se procesi do të pasohet nga takime e konsultime të vazhdueshme për të garantuar ecurinë normale dhe suksesin e tij. Nishani falënderoi drejtuesit e njësive vendore për punën e mirë të kryer për përgatitjen e regjistrit elektronik, nga i cili do të burojnë dhe listat e zgjedhësve korrekte, të sigurta dhe të pastra nga dublikimet. Një falënderim të posaçëm Ministri i Brendshëm drejtoi për krerët e njësive bashkiake të Tiranës ku ka përfunduar jo vetëm hedhja dhe çertifikimi i të dhënave por edhe netëork-u dhe falë një softëar-i të instaluar do të tregohet shumë shpejt se cili është modeli i një regjistri të ri elektronik, i një shërbimi jo vetëm cilësor, por edhe i një shërbimi që ofron një produkt të sigurtë. Ministri i Brendshëm u shpreh se duhet të krijohen kushte normale për punën që do të kryejnë stafet e qeverisjes lokale për procesin e aplikimit për letërnjoftime elektronike dhe pasaporta biometrike dhe shpërndarjes së tyre.

2 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›