E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bilanci: 58 shtëpi të pabanueshme

Lushnjë

Shtabi i emergjencave civile në nënprefekturën e Lushnjës ka bërë verifikimin e dëmeve të shkaktuara nga rrëshqitjet e tokës, të ndodhura tri javët e fundit. Sipas të dhënave, situata ka qenë më problematike në komunat Hysgjokaj dhe Ballagaj, banorët e të cilave janë izoluar si shkak i dëmtimit të rrugëve lidhëse. Ndërkaq Trifon Nesha, shefi i emergjencave civile në nënprefekturën e Lushnjës, është shprehur se 58 shtëpi janë bërë të pabanueshme, ndërsa banorët janë evakuuar dhe sistemuar në çadrat e siguruara nga Ministria e Brendshme.

Ndërkaq dëme të konsiderueshme janë vërejtur edhe në tokat bujqësore, ku 700 ha tokë e mbjellë ka dalë plotësisht jashtë funksionit.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›