E Diel, 1 Nëntor 2026

Vodhi një motoçikletë, pranga hajdutit

Fier

Blutë e Fierit kanë vënë në pranga në orët e para të ditës së enjte një 32-vjeçar nën akuzën e “vjedhjes”. Burimet zyrtare të Policisë Fierit pohojnë për “Shqip” se është ndaluar Hamdi Behluli, banues në Fier. Sipas policisë, Behluli ka qenë i dënuar edhe më parë për të njëjtën vepër penale, atë të vjedhjes.
Ndalimi i 32-vjeçarit është bërë pasi dyshohet se është autor i vjedhjes së një motoçiklete tip “Loncino”, në banesën e shtetasit L.R. në fshatin Grecalli të rrethit Fier. Motoçikleta është gjetur në pikën e servisit të motorëve në pronësi të shtetasit Ali Halla, në lagjen “Kryengritja”, në qytetin e Fierit.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›