Zhduken nënë e bir, Policia në kërkim
Burri denoncon zhdukjen e gruas dhe djalit 8-vjeçar. Një tjetër rast i largimit nga shtëpia në rrethana të paqarta është denoncuar në qytetin bregdetar të Durrësit, ndërsa policia ka shpallur në kërkim nënë e bir. Kallëzimi pranë Komisariatit të Policisë Durrës është bërë nga bashkëshorti 32-vjeçar D.D. lindur në Elbasan e banues në Spitallë të Durrësit. Ai ka deklaruar se para një jave i janë larguar nga banesa gruaja F.D., e datëlindjes 04.11.1984, lindur në Lushnjë e banuese në Spitallë, së bashku me djalin e tyre A.D., i datëlindjes 24.04.2002. Nga deklarimet ajo nuk ndodhet as te familjarët e saj, ndërsa policia nisi punën për gjetjen e tyre. Ditët e fundit janë shtuar në mënyrë të ndjeshme largimet nga shtëpia të vajzave dhe grave, përfshirë dhe rastin e dy kushërirave që tentuan vetëvrasjen duke u hedhur në det.
#