Kërkohej për plagosje, arrestohet
Lushnjë
Një person i shpallur në kërkim është prangosur nga bashkëpunimi i efektivëve blu të Lushnjës me ata të Korçës, mbrëmjen e kaluar. Kapja e shtetasit të shpallur në kërkim, Hekuran Murati, u bë në pikën e kalimit kufitar Kapshticë-Korçë. Me arrestimin e tij u bë e mundur ekzekutimi i urdhrit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnjë në bazë të vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë ndaj shtetasit Hekuran Murati, 42 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në fshatin Zhamë të rrethit Lushnjë. Ky shtetas, me vendimin e mësipërm, është dënuar me 1 muaj burg për veprën penale “plagosje e lehtë me dashje”.
#