Bilanci, Kryeministri Berisha merr "në provim" ministrat
Kryeministri Sali Berisha merr ministrat "në provim" përpara ndërtimit të qeverisë së re. Teksa është rikthyer në zyrën e tij pas pushimeve në Dhërmi, kreu i qeverisë ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me të gjithë ministrat demokratë në selinë Kryeministrore për të bërë bilancin se çfarë është arritur gjatë muajve të kaluar dhe për të ndarë objektivat e secilit dikaster. Javën e fundit, kreu i qeverisë ka pritur në selinë e Kryeministrisë të gjithë anëtarët e kabinetit, të cilët janë njëkohësisht edhe deputetë të Partisë Demokratike. Gjatë këtyre takimeve, të cilat janë realizuar në mënyrë individuale ose në grupime të ndryshme javën e fundit dhe që janë zhvilluar përpara takimit zyrtar Meta-Berisha, nuk është folur për qeverinë e ardhshme, por është bërë një bilanc se çfarë është arritur dhe çfarë synohet të realizohet në vitet në vazhdim. Duket se kjo pritet të jetë formula me anë të së cilës kreu i qeverisë të përcaktojë se cilin nga ministrat duhet të lëvizë dhe cilin do spostojë në drejtim të dikastereve të tjera, si rrjedhojë e bashkëqeverisjes me Lëvizjen Socialiste për Integrim.
Testimi i punës së ministrave, duket se kjo ka qenë një strategji e mirëfilltë e Kryeministrit Berisha për të mësuar më mirë se cilët nga ministrat do të qëndrojnë në qeverinë e re dhe cilët do të largohen. Ministrat janë shoqëruar në këto takime nga zv/ministrat dhe drejtorët, ose ekspertët më të rëndësishëm të kabinetit që ata drejtojnë.
Zbulimi i qeverisë së re është tashmë një çështje ditësh dhe për këtë, Kryeministri Berisha nuk do të bëjë vetëm llogaritë me Lëvizjen Socialiste për Integrim, por edhe me të vetët. Përpos ministrit Ridvan Bode, i cili takimet e shpeshta në Kryeministri i ka zhvilluar në kuadër të përgatitjes së buxhetit të ri, ministrat e tjerë duket se kanë dhënë përpos informacionit edhe testimin e radhës, që ose do t‘i favorizojë ata në qeverinë e ardhshme, ose do t‘i ulë direkt në karrigen e deputetit në sallën e Kuvendit.
Ministrat Jemin Gjana, Majlinda Bregu, Sokol Olldashi, Viktor Gumi, Bujar Nishani, Lulzim Basha dhe të tjerë të shoqëruar nga stafi më i lartë i institucionit që ata drejtojnë, kanë zhvilluar takime individuale ose në grup në godinën e Këshillit të Ministrave. Ndarja e buxhetit të ardhshëm, ka qenë një tjetër arsye që ka dërguar ministrat në sallën e mbledhjes në Kryeministri me dosjet që përmbanin të dhënat e planit të realizimit dhe objektivat në të ardhmen. Mësohet se, për secilën ministri, Kryeministri Berisha ka kërkuar projekte më të qarta për t‘i përkthyer më pas ato në ligje dhe vendime.
Përpara zgjedhjeve të 28 qershorit, anëtarët e kabinetit mblidheshin në Kryeministri vetëm për mbledhjen e qeverisë, apo seancat e tjera, siç janë komiteti ndërministror për integrimin dhe mbledhje të rëndësishme. Koincidenca e kësaj radhe është fakti që kreu i ekzekutivit pritet që të publikojë në fund të muajit gusht emrat e ministrave të rinj që do jenë pjesë e qeverisë së integrimit europian.