Meçani: "Ok" zgjedhjet në Afganistan
Qeveria shqiptare përshëndeti dje zgjedhjet e 20 gushtit në Afganistan. Kryeministri Berisha, nëpërmjet zëdhënëses së tij, Juela Meçani, përcolli mesazhet më të mira për zhvillimin e zgjedhjeve presidenciale dhe të këshillave vendorë në Afganistan, si një arritje e madhe e popullit mik afgan, si një fitore e përpjekjeve të tij për të ndërtuar demokracinë bazuar në shtetin ligjor. "Këto zgjedhje ishin gjithashtu dëshmi e vendosmërisë së kombit afgan, si edhe e vendeve anëtare të Aleancës së Atlantikut të Veriut, për konsolidimin e demokracisë në Afganistan", thuhej në komunikatën për shtyp të Kryeministrit Berisha.