Duka: Ndryshimet, për spektaklin dhe garën
Të dielën do të startojë sezoni i ri i futbollit shqiptar, me javën e parë të Superligës. Do të jetë sërish e njëjta strukturë, një kampionat me 12 skuadra dhe me 3 faza, formulë që ka rezultuar ndër më të suksesshmet. Për sezonin e ri, presidenti i federatës, Armand Duka, shpreson në një rritje të numrit të tifozëve dhe minimizim të fenomeneve negative që shoqëruan edicionin e shkuar dhe në fund ka bërë edhe një urim në prag të startit. Në të njëjtën kohë, presidenti i FSHF-së, në urimin e tij ka zbuluar edhe disa nga projektet që do të ketë Federata Shqiptare e Futbollit për këtë sezon futbollistik.
"Tani jemi në prag të fillimit të edicionit të ri. Uroj që të jetë i mbarë dhe të na dhurojë sa më shumë spektakël, sa më shumë garë. Shpresoj të bëjmë një hap përpara të gjithë bashkë. Ndërsa si objektiv kemi që ndeshjet të luhen në të gjitha stadiumet e Kategorisë Superiore, si edhe të eliminojmë dhunën. Gjithashtu kemi marrë masat e duhura për ta përmirësuar shumë gjykimin. Mendoj se të gjithë bashkë mund të japim kontributin që ky sezon të jetë më i miri se të mëparshmit", deklaroi presidenti i FSHF-së, Armand Duka. Numri një i "qeverisë" së futbollit shqiptar shpreson se me ndërhyrjet e fundit që janë bërë në rregullore, por edhe në infrastrukturë, skuadrat shqiptare të bëjnë hapa përpara në drejtim të paraqitjes së tyre në Kupat e Europës. Megjithëse kanë mbetur më pak se 24 orë nga fillimi i sezonit të ri të kampionatit shqiptar, ende një pjesë e madhe e klubeve nuk i kanë federuar lojtarët, me të cilët do të luajnë në këtë kampionat. "Vetëm tri klube janë federuar, ndërsa të tjerët nuk kanë ardhur. Ne kemi bërë një grafik që të vinin tre e nga tre. Por ky grafik nuk është respektuar", tha shefi i Sektorit të Garave të FSHF-së, Ilir Shulku.
Ndryshimet kryesore për sezonin e ri lidhen me caktimin e gjyqtarëve dhe me disa rregulla në aktivizimin e futbollistëve. Komiteti ekzekutiv miratoi skemën e re të përcaktimit të gjyqtarëve për kampionatin. Ky ndryshim u bë në bazë të konventave të organizmave ndërkombëtarë të futbollit, të cilat kushtëzonin që gjyqtarët në këtë sezon të mos zgjidhen me short, por të emërohen nga sektori përkatës. "Kjo është skemë që e respekton e gjithë bota. Për t‘u bërë pjesë e kësaj konvente apo edhe e disa kushteve, ku njëra prej tyre është të mos ketë short për gjyqtarët. Pjesëmarrësit e kësaj konvente përfitojnë 100 mijë franga në sezon për sektorin e arbitrave. Tani gjyqtarët nuk do të zgjidhen me short, por me emërime", ka përfunduar Shulku. Në javën e parë të Superligës, Tirana do të presë Flamurtarin, Skënderbeu do të ndeshet me Laçin, Gramozi pret Shkumbinin dhe Dinamo luan në transfertë ndaj Kastriotit. Dy ndeshjet e tjera janë Besa-Vllaznia dhe Apolonia-Teuta.
Federimet
Kur duhen edhe 24 orë nga fillimi i sezonit të ri, vetëm tri klube kanë federuar lojtarët e tyre. "Ne kemi bërë një grafik që të vinin tre e nga tre. Por ky grafik nuk është respektuar", tha shefi i Sektorit të Garave të FSHF-së, Ilir Shulku.