Meta: Qeveria? Po pres Berishën
Lëvizja Socialiste për Integrim është në pritje të vendimit të Kryeministrit Sali Berisha për të hapur negociatat zyrtare mes palëve. Kreu i LSI-së, Ilir Meta, pas një periudhe të gjatë pushimesh, ku nuk kanë munguar takimet në bregdet me Kryeministrin, deklaroi se është i hapur për të biseduar në momentin që Berisha do e gjykojë të përshtatshëm për qeverinë e re. "Lidhur me fillimin e negociatave me kryetarin e PD-së për koalicionin e ri dhe qeverinë e re, mund t‘ju them se, ne jemi të hapur për të biseduar në momentin e gjykuar të përshtatshëm nga kryetari i PD-së, z. Berisha", tha ai. Sakaq, kreu i LSI-së preferoi t‘i japë një tjetër drejtim natyrës se marrëveshjes mes tij dhe Kryeministrit, duke u shprehur se prioritet i LSI-së është programi qeverisës dhe jo postet ministrore, duke vijuar të mbajë ende enigmë postet ministrore dhe emrat që do i drejtojë ato. "Jemi të përgatitur në radhë të parë me prioritetet kryesore që ne kemi për programin e ri qeverisës së vendit, por njëkohësisht mirëkuptojmë edhe qëllimin e tij të shprehur dhe publikisht kohë më parë se, këto negociata do të duhen të zhvillohen sa më pranë afateve kushtetuese për fillimin e Parlamentit të ri dhe për krijimin e qeverisë së re, pasi deri në atë moment vendi ka qeverinë aktuale, e cila duhet të përmbushë me përgjegjësi të gjitha detyrat që i cakton Kushtetuta", tha Meta. Ai shprehu besimin se gjithçka do të zhvillohet me transparencë të plotë dhe do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve që presin një qeverisje akoma më të mirë, akoma më të përgjegjshme, akoma më sociale, e cila duhet të përmbushë të gjitha detyrimet e Shqipërisë për t‘u anëtarësuar në BE. E ndërsa në shtyp përfliten disa emra të drejtuesve të LSI-së si drejtues të ministrive që do të drejtohen nga kjo parti, Meta e mban ende të fshehtë edhe rolin e tij në qeverinë "Berisha". "Nuk është e vështirë për të gjetur emra dhe kapacitete për të qeverisur në LSI, por nuk është kjo gjëja më e rëndësishme. Ne kemi pasur një program gjatë fushatës elektorale, natyrisht që ne nuk presim që ky program të jetë patjetër programi i koalicionit të ri dhe qeverisë së re, sepse në çdo rast duhet të ketë një integrim dhe një harmonizim me prioritetet e PD-së, apo edhe me forcat e tjera politike që do të jenë pjesë e këtij koalicioni", vërejti kreu i LSI-së. Meta theksoi se LSI-ja nuk ka asnjë kusht për dikasteret apo numrat e tyre, ndërsa vërejti se emrat e drejtuesve do të jenë rezultat i negociatave që pritet të zhvillohen. "Ndaj emrat dhe funksionim im, nëse do të kem ndonjë funksion tjetër përveç atyre që kam, nuk ka asnjë rëndësi, sepse në çdo rast për ne ka rëndësi suksesi i këtij koalicioni qeverisës", tha ai. Takimi Meta-Berisha pritet të zhvillohet në fillim të javës që vjen dhe sipas burimeve nga të dyja palët në këtë takim pritet të përcaktohet formula e qeverisjes pa përcaktuar emrat dhe dikasteret që PD-ja do i japë aleates së tij të re. Ndërkohë, Kryeministri duket se e ka marrë më shtruar këtë çështje, duke deklaruar se do të respektohen të gjitha afatet kushtetuese për krijimin e qeverisë. Parlamenti pritet që të mblidhet për herë të parë javën e parë të muajit shtator, ndërkohë që brenda kësaj periudhe Kryeministri duhet të publikojë emrat e kabinetit të ri qeveritar. Sakaq, prioritet e LSI-së janë fokusuar kryesisht në tri dikastere, duke zbardhur në këtë mënyrë preferencat e saj për tri ministri.
Plani
Axhenda kryesore e kabinetit "Berisha" fokusohet në infrastrukturë, integrim, ekonomi, energji dhe turizëm
Cilat janë prioritetet e qeverisë
së re të integrimit europian
Infrastruktura, integrimi, ekonomia, energjia, programet sociale, turizmi dhe ndihma ekonomike mësohen të kenë qenë çështjet më thelbësore që kanë zënë vend në axhendën e gushtit të Kryeministrit Berisha. Takimi më i fundit u shënua ditën e enjte, ku është bërë një bilanc për bregun e Jonit, dhe që nga fillimi i javës që shkoi ekonomia zuri vendin kryesor. Në shtator, qeveria e re duhet të bëjë publike edhe programin për katër vitet e ardhshme, ku secili ministër do të paraqitet me dosjen përkatëse në Këshillin e Ministrave. Objektivi i programit të PD-së është hapja e vendeve të reja të punës, zhvillimi i turizmit dhe shtrimi i akseve rrugore kombëtare. Për mandatin 2009-2013, premtimi i qeverisë së Partisë Demokratike është heqja e sistemit të vizave me BE-në brenda 365 ditëve të para të mandatit dhe hapja e negociatave për anëtarësim të plotë në BE. Qeveria e ardhshme pritet të përfshijë në programin e saj sigurimin e ujit 24 orë për të gjitha familjet shqiptare. Ndërtimi i akseve më të shkurtra kombëtare si Boshti i Jugut, Tiranë-Elbasan-Berat-Kuçovë-Tepelenë, Rrugën e Arbrit, Bulqizë-Tiranë, Fierzë-Koman, Konispol-Sarandë, Vermosh-Shkodër dhe Qafë-Plloçë - Qukës ishin pjesë e programit të PD-së gjatë zgjedhjeve të 28 qershorit. Synimi i qeverisë së ardhshme për infrastrukturën është që çdo qytet në Shqipëri të lidhet me rrugën më të shkurtër me Tiranën dhe çdo komunë të jetë jo më shumë se 15 minuta larg me makinë nga rruga kombëtare. Buxheti për shëndetësinë pritet të rritet me 60% dhe rrogat e mjekëve dhe infermierëve të rriten më shumë se në 6 vende të Bashkimit Europian. Sipas programit të PD-së, do të inkurajohet sektori shëndetësor privat nëpërmjet lehtësirave fiskale dhe do të investohet për teknologji moderne për spitalet tona dhe qendrat shëndetësore.