Grossruck vlerëson zgjedhjet, lëshon kritika të lehta
Procesi elektoral i 28 qershorit merr vota pozitive, teksa problemet teknike janë ende të dukshme. Zëvendëspresidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Wolfgang Grossruck, dhe kreu i prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Robert Bosch, zhvilluan dje takime të niveleve të larta me Kryeministrin Sali Berisha, Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, kryetarin e PS-së, Edi Rama, dhe kryetarin e LSI-së, Ilir Meta. "Jemi të kënaqur nga zgjedhjet, pasi ka pasur përmirësime dhe në përgjithësi ne mund të themi se këto janë zgjedhjet më të mira të zhvilluara në vend. Megjithatë, ka ende nevojë për të punuar dhe akoma edhe më tepër për të bërë. Unë ftoj politikën shqiptare që të bashkëpunojë në të mirë të vendit. Për sa u përket zgjedhjeve në fund të shtatorit, do të publikohet edhe raporti ynë për këtë proces", citohet nga zyra e shtypit pranë qeverisë të jetë shprehur Grossruck. Edhe këtë herë zgjedhjet në Shqipëri nuk u shpëtuan kritikave të delegacionit të OSBE-së, i cili angazhoi një ekip për të vëzhguar zgjedhjet. Pas takimit me Kryeministrin Berisha, në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave bëhet me dije se Grossruck shprehu kënaqësinë që zgjedhjet ishin të mira dhe pa tensione dhe se u konstatuan vetëm disa problem teknike. Ai u shpreh se raporti i OSBE/ODIHR, i cili do të dalë më vonë, do të përmbajë natyrisht rekomandime për përmirësimin e këtyre problemeve dhe ftoi autoritetet shqiptare t‘i merrnin ato në shqyrtim. Kryeministri Berisha shprehu vlerësimet e tij për misionin e vëzhguesve të OSBE-ODIHR dhe të gjithë ata që dhanë kontributin e tyre në këtë proces, si dhe u shpreh i gatshëm për përmirësimet e nevojshme të kuadrit ligjor dhe procesit zgjedhor në tërësi. Kryeministri theksoi se në këto zgjedhje u eliminuan përfundimisht, për herë të parë, fenomenet negative që kanë nxirë zgjedhjet e mëparshme në vend, fenomeni i "dushkut", problemet në listat e zgjedhësve dhe identifikimi i tyre, falë edhe kontributit të OSBE-së. Kryeministri gjithashtu theksoi se dita e votimit dhe procesi i numërimit në 4750 qendra votimi dhe 66 qendra numërimi të votave ishin plotësisht të qeta, dhe se si kurrë më parë, të gjithë komisionerët, përfshirë edhe ata të opozitës, kanë firmosur procesverbalet dhe tabelat e rezultateve në të gjitha qendrat e votimit, përveç 15 prej tyre, dëshmi kjo e transparencës së procesit dhe e maturisë demokratike të komisionerëve. "Të gjitha forcat politike që kanë pasur çdo lloj dyshimi për procesin e numërimit të votave, kanë pasur mundësinë të marrin videot me pamjet filmike të numërimit, siç veproi Partia Socialiste, e cila mori videon e Qarkut të Beratit", tha Berisha. Kryeministri theksoi se për shkak të këtyre përmirësimeve, numri i ankesave, nga rreth 400 që ishin në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2005, u ul në mënyrë drastike në vetëm 34 ankesa dhe se për herë të parë KQZ miratoi çdo mandat me votim unanim.
Kërkesa
Meta: Duam rishikimin e Kodit Zgjedhor
Lëvizja Socialiste për Integrim informoi dje delegacionin e lartë të OSBE-së në Tiranë për nevojën e rishikimit të Kodit Zgjedhor. Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, pas takimit me zv/presidentin e Asamblesë parlamentare të OSBE-së, Wolfgang Grossruck, bëri me dije se "kemi shkëmbyer mendime lidhur me zgjedhjet e 28 qershorit, dhe në këtë drejtim ne kemi theksuar mundësinë e rishikimit të kodit në disa drejtime, ku u vunë re disa nga mangësitë e këtyre zgjedhjeve, sidomos në drejtim të administrimit dhe në drejtim të formulave të ndryshme për llogaritjen e mandateve të deputetëve". Lidhur me këtë, Meta theksoi se "ne jemi tërësisht të disponueshëm për të zhvilluar në kohën e duhur një reformë zgjedhore, që i arrin ato standarde, të cilat rezultuan si të mangëta edhe në këto zgjedhje, për shkak të mungesës së vullnetit politik në momentin e bërjes së kodit". Pas përfundimit të takimit me zv/presidentin e Asamblesë parlamentare të OSBE-së, kreu i LSI-së shtoi se "shpresojmë që të gjithë të reflektojnë dhe që vendi të ketë gjithnjë dhe më shumë zgjedhje me standarde europiane, të cilat respektojnë dhe vlerësojnë si të barabartë votën e qytetarëve shqiptarëve".
Konkluzionet
Përmbajtja e deklaratës së Misionit Ndërkombëtar të Vëzhgimit, teksa paraqiste vlerësimet për zgjedhjet parlamentare
Çfarë deklaruan vëzhguesit më 29 qershor
Problematika që u konstatua një ditë pas zgjedhjeve në raportin paraprak
Misioni Ndërkombëtar për Vëzhgimin e Zgjedhjeve publikoi një ditë pas zgjedhjeve të 28 qershorit raportin paraprak. Në deklaratë vlerësohej se zgjedhjet parlamentare të datës 28 qershor në Shqipëri shënuan progres të prekshëm për sa i përket kuadrit ligjor, i cili u miratua në mënyrë konsensuale nga të dyja partitë kryesore, dhe procesit të regjistrimit dhe identifikimit të zgjedhësve, një proces që më parë kishte qenë burim polemikash. "Këto përmirësime u eklipsuan nga politizimi i aspekteve teknike të procesit nga partitë politike, si dhe nga shkeljet që u vëzhguan gjatë fushatës zgjedhore, elementë këta që zbehën besimin e publikut në procesin zgjedhor", vijonte raporti. Dita e zgjedhjeve u konsiderua të ishte përgjithësisht e qetë dhe paqësore, dhe atmosfera ishte e përmirësuar. Procesi i votimit u vlerësua si pak më shumë pozitiv se në zgjedhjet
e tjera, megjithëse u vëzhguan një sërë shkeljesh procedurale. "Do të ishte e parakohshme të bëhej një vlerësim përfundimtar në këto momente, pasi elementët kyçë, si numërimi i votave dhe nxjerrja e rezultateve, nuk kanë përfunduar ende. Vlerësimi përfundimtar do të varet në një masë të konsiderueshme nga zhvillimi i këtyre fazave të procesit zgjedhor", nënvizonte raporti. Në vijim të rekomandimeve të bëra kohë më parë, qeveria bëri përpjekje të konsiderueshme për të hartuar një regjistër elektronik të gjendjes civile dhe për t‘i pajisur të gjithë zgjedhësit me kartë identiteti. "Gjithsej u shpërndanë 1321376 karta identiteti, dhënë edhe zgjedhësve pa pasaportë, kjo e fundit ishte edhe mënyra tjetër e vetme për identifikimin e zgjedhësve. Rreth 81000 karta identiteti mbetën të patërhequra deri ditën e zgjedhjeve. Megjithatë, nisja me vonesë e shpërndarjes së kartave të identitetit, mungesa e kapaciteteve administrative dhe të metat teknike kontribuuan që kjo çështje të bëhej një nga çështjet më të kontestuara të këtyre zgjedhjeve", u shprehën vëzhguesit. Sipas tyre, ka pasur raste ku aktivistët e PD-së kanë ndërhyrë në mënyrë të panevojshme. "Partitë opozitare, në veçanti Partia Socialiste (PS), pretenduan se procesi ishte kompromentuar nga manipulimet me motivime politike, shpesh pa i konkretizuar akuzat e tyre; në disa raste këto aludime dukeshin të pabazuara", thanë në raport vëzhguesit. Vlerësohej se kuadri ligjor që prezantoi sistemin e ri të përfaqësimit rajonal proporcional, përcakton një bazë të plotë teknike për mbajtjen e zgjedhjeve demokratike, nëse zbatohet me mirëbesim nga autoritetet dhe partitë politike. Megjithatë, u konstatua se lipsen përmirësime të tjera, në mënyrë që Kodi Zgjedhor të jetë në përputhje të plotë me angazhimet e OSBE-së dhe standardet e Këshillit të Europës. "Fushata zgjedhore u zhvillua në një klimë politike tepër të politizuar, dhe si në zgjedhjet e mëparshme, u karakterizua nga një numër i madh aludimesh kundër partive në pushtet për shkelje zgjedhore. Fushata ishte aktive dhe e gjallë në shumë rajone, me një numër partish që konkurronin në zgjedhje, duke u ofruar votuesve zgjedhje të vërtetë", theksohej në raport.
Ndërkombëtarët
Pesë misionet e huaja
që "skanuan" zgjedhjet
Zgjedhjet parlamentare u vëzhguan nga sytë e mbi 400 vëzhguesve ndërkombëtarë. Grupi më i madh i monitoruesve të huaj ishte padyshim misioni i posaçëm i OSBE/ODIHR-it. Kjo strukturë drejtohet në Shqipëri nga ambasadorja Audrey Glover. Ky mision angazhoi në total një numër prej rreth 40 vëzhguesish afatgjatë. Një tjetër "ushtri" monitoruesish erdhi ditën e zgjedhjeve dhe kishte në radhët e saj 320 persona. Përbërja e misionit është nga mbi 40 shtete të ndryshme të Europës. Asambleja Parlamentare e OSBE-së solli një grup prej 37 vëzhguesish, që kryesoheshin nga austriaku Wolfgang Grossruck. Rreth 34 vëzhgues të Shteteve të Bashkuara të Amerikës u akredituan gjithashtu për të ndjekur zgjedhjet parlamentare shqiptare. Procesi u ndoq edhe nga 22 përfaqësues të Asamblesë së Këshillit të Europës, nën kryesimin e Corien Jonker. Bruce George ishte në krye të monitoruesve nga Asambleja Parlamentare e NATO-s.