E Diel, 1 Nëntor 2026

Turqia do të ndërtojë edhe një urë mbi Bosfor

Turqia njoftoi se do të ndërtojë me burimet e saj financiare urën e tretë mbi Bosfor, njoftoi edicioni elektronit "Ëorld bulletin".

Ministri turk i Transporteve, Binaly Yelderem saktësoi se projekti i madh transportues Kuzej-Marmara, që e përfshin edhe urën e tretë mbi ngushticën e Stambollit, do të ndërtohet me mjete financiare turke.

"Së shpejti do të organizohet tenderi", tha ministri, duke shtuar se kjo urë lidh

Kaukazin, Lindjen e Afërt dhe të Largët.

Ura, që pritet të kushtojë rreth gjashtë miliardë dollarë, është e projektuar në mënyrë që do të mundësojë që komunikacioni rrugor dhe hekurudhor nga Evropa të kalojë drejtpërdrejt në brendësi të Turqisë, pa kaluar nga qyteti më i madh i vendit, Stambolli.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›