Biliç: Do të shkojmë ne në gjysmëfinale
Tri ndeshje, nëntë pikë dhe vendi i parë në Grupin B.
Një paraqitje e shkëlqyer e
Kombëtares kroate gjatë këtij
Evropiani, të cilët në grup
mundën edhe favoriten kryesore
për fitimin e Evropianit,
Gjermaninë. Sot Kroacia do të
përballet në çerekfinale me Turqinë,
e cila në dy ndeshjet e
grupit ka treguar një shpirt mjaft
të madh, duke kthyer dy herë
rezultatin e ndeshjes në favor të
saj. Kapiteni i Kombëtares
kroate, Niko Kovaç, ka kërkuar
nga shokët e tij të ekipit që ndaj
Turqisë, të tregohen të durueshëm
dhe të disiplinuar.
“Nëse do tregojmë durim dhe
disiplinë, atëherë besoj se nuk
do jetë shumë problem për ta
kaluar Turqinë”, kërkoi nga
shokët e tij të skuadrës për
ndeshjen e sotme, mesfushori
36-vjeçar Niko Kovaç. Për trajnerin
kroat, Slaven Biliç, një gjë
është mjaft e qartë: “Nuk ka
rëndësi se çfarë mund të ndodhë
në çerekfinale, ne jemi një
skuadër e madhe dhe unë jam
mjaft krenar për këta djem që
kam përreth vetes”. Kundër
Turqisë në çerekfinale trajneri
Biliç do të hedhë në fushën e
lojës formacionin e tij më të mirë,
që doli fitues një javë më parë
kundër Gjermanisë. Kundërshtarin
e radhës Biliç e ka analizuar
gjatë nëpërmjet videokasetave.
“Ata janë shumë të
fortë teknikisht dhe taktikisht,
por edhe si çdo skuadër tjetër,
edhe kjo defektet e veta, të cilat
ne duhet t’i shfrytëzojmë në
mënyrën më të mirë - u shpreh
tekniku i përfaqësueses kroate
Slaven Biliç. – Gjithsesi, ne jemi
skuadra më e mirë dhe do të
shkojmë ne në finale”.
Një paraqitje e shkëlqyer e
Kombëtares kroate gjatë këtij
Evropiani, të cilët në grup
mundën edhe favoriten kryesore
për fitimin e Evropianit,
Gjermaninë. Sot Kroacia do të
përballet në çerekfinale me Turqinë,
e cila në dy ndeshjet e
grupit ka treguar një shpirt mjaft
të madh, duke kthyer dy herë
rezultatin e ndeshjes në favor të
saj. Kapiteni i Kombëtares
kroate, Niko Kovaç, ka kërkuar
nga shokët e tij të ekipit që ndaj
Turqisë, të tregohen të durueshëm
dhe të disiplinuar.
“Nëse do tregojmë durim dhe
disiplinë, atëherë besoj se nuk
do jetë shumë problem për ta
kaluar Turqinë”, kërkoi nga
shokët e tij të skuadrës për
ndeshjen e sotme, mesfushori
36-vjeçar Niko Kovaç. Për trajnerin
kroat, Slaven Biliç, një gjë
është mjaft e qartë: “Nuk ka
rëndësi se çfarë mund të ndodhë
në çerekfinale, ne jemi një
skuadër e madhe dhe unë jam
mjaft krenar për këta djem që
kam përreth vetes”. Kundër
Turqisë në çerekfinale trajneri
Biliç do të hedhë në fushën e
lojës formacionin e tij më të mirë,
që doli fitues një javë më parë
kundër Gjermanisë. Kundërshtarin
e radhës Biliç e ka analizuar
gjatë nëpërmjet videokasetave.
“Ata janë shumë të
fortë teknikisht dhe taktikisht,
por edhe si çdo skuadër tjetër,
edhe kjo defektet e veta, të cilat
ne duhet t’i shfrytëzojmë në
mënyrën më të mirë - u shpreh
tekniku i përfaqësueses kroate
Slaven Biliç. – Gjithsesi, ne jemi
skuadra më e mirë dhe do të
shkojmë ne në finale”.