Epidemia, 6 mijë banorë pa ujë
Shpërthimi i epidemisë në Poliçan detyron bashkinë e këtij qyteti të ndërpresë furnizimin me ujë të pijshëm.
POLIÇAN/ DILAVER XHELILI
Për pasojë, rreth 6 mijë banorë të qytetit dhe të dy fshatrave rreth saj kanë mbetur pa ujë që prej orës 11:00 të ditës së djeshme.
Numri i të prekurve nga epidemia, shkak i së cilës dyshohet të jetë uji i ndotur, arriti në 105. Sipas burimeve në qendrën shëndetësore të Poliçanit, 70 prej pacientëve të paraqitur janë fëmijë. Por megjithë situatën alarmante të dy ditëve më parë, ku brenda pak orëve përfunduan në gjendje të rëndë 90 pacientë, fluksi i të prekurve ka qenë më i ulët të enjtes. Gjatë natës së të mërkurës dhe paradites së djeshme, kanë marrë ndihmën mjekësore edhe 15 persona të tjerë, të cilët janë paraqitur me simptoma të njëjta me të sëmurët e tjerë: temperaturë, të vjella e diarre. Por duket se gjendja është normalizuar disi kur kreu i bashkisë, Adriatik Zotka, pasi është konsultuar edhe me grupin e ekspertëve të shëndetësisë ka vendosur t’i vërë drynin ujësjellësit. Mjekët pohuan se ndotja mund të ketë ardhur nga minierat e gurit ose nga kontaminimi i ujërave të bardha nga të zezat. Mjeku specialist, Petraq Ceca, tha se është ngritur një grup mjekësh dhe laborantësh për të zbardhur prejardhjen e kësaj epidemie. Sipas tij, qendra shëndetësore e Poliçanit nuk përballon dot fluks kaq të madh të sëmurësh. Pacientët janë torturuar duke bërë disa herë rrugë, shtëpi-spital e anasjellas. Për momentin, në këtë qendër janë 40 pacientë nën kujdesin e bluzave të bardha, ndërsa pesë të tjerë që janë paraqitur në gjendje më të rëndë, ndodhen nën terapi në spitalin e Beratit. Në Poliçan ka mbërritur dhe kreu i Përgjithshëm i drejtorive shëndetësore, Emanuel Dungu, i cili po inspekton nga afër situatën. Kryebashkiaku i ka bërë kërkesë Dungut për fonde me qëllim zgjerimin e qendrës shëndetësore, pasi vetëm me këto ambiente, nuk përballon dot fluks të sëmurësh. Tashmë deri në ardhjen e përgjigjes së analizave nga laboratori qendror i Tiranës, banorët e Poliçanit dhe të fshatrave që furnizoheshin nga i njëjti ujësjellës do të vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. Kryetari bashkisë, Adriatik Zotka, shtoi se për të parandaluar fluksin e të sëmurëve të prekur nga ky infeksion u vendos ndërprerja e ujit. Tashmë po shkarkohen të gjitha depot e grumbullimit të ujit nga ku do të dezinfektohen. Specialistët pohojnë se, depot e ujit nuk ishin klorinuar në parametrat e nevojshme. Ndërsa drejtori rajonal i ujësjellësit, Fatmir Shehu, tha se shkak i kësaj epidemie, ndonëse mendohet të ketë qenë uji i ndotur, do të vërtetohet nga përgjigjja e analizave.
Pacienti: Pata temperaturë e të vjella
E.Rama, njëri nga të sëmurët që ndodhet në spitalin e Beratit tregon simptomat e para kur ai përfundoi më pas në spital. Sipas tij, fillimisht ka ndjerë dhimbje të forta barku, të shoqëruar me temperaturë e më pas dhe të vjella. Ai është paraqitur në gjendje të rëndë në qendrën shëndetësore të Poliçanit, e që andej, është dërguar në spitalin e Beratit.