Laç, vrau policin në ‘99-ën, shpëton nga burgu i përjetshëm
LAÇ - Gjykata e Kurbinit dënoi dy ditë më parë me 25 vjet burg Shkëlqim Sulën, pasi në vitin 1999 ai ekzekutoi në qytetin e Mamurrasit punonjësin e policisë, Mark Gjoka.
Vendimi i Gjykatës së Kurbinit ka ardhur pas një procesi maratonë, ku i pandehuri kishte marrë më parë dënim me burg të përjetshëm nga dy shkallët e para të gjyqësorit. Por mbrojtja i bëri rekurs vendimit të Shkallës së Parë e Apelit, derisa Gjykata e Lartë e riktheu për gjykim çështjen. Por Sula, babai i pesë fëmijëve i ka shpëtuar dënimit të përjetshëm duke përfituar edhe nga gjykimi i shkurtuar. Pas vendimit të dhënë nga gjykata, kanë reaguar familjarët e policit të vrarë. E shoqja, Liljana i kërkon shtetit t’i japë dënimin e merituar Shkëlqim Sulës, i cili i ka vrarë asaj bashkëshortin dhe babanë e dy fëmijëve, teksa ka qenë në krye të detyrës. Të njëjtën gjë kërkon edhe nëna e viktimës, së cilës ende nuk i janë tharë lotët për të birin e vrarë. Familja Gjoka pohon se do të ankohet në instancat më të larta, deri tek presidenti, kryeministri, Ministria e Drejtësisë, Prokuroria e Përgjithshme etj. Sipas tyre, autori nuk ka marrë dënimin e merituar dhe ata kërkojnë që ai të marrë burgim të përjetshëm. Sula u akuzua për “vrasje për shkak të cilësive të veçanta, si dhe armëmbajtje pa leje”. Ngjarja ka ndodhur 9 vjet më parë, kur në mesnatë grupi i patrullës policore i ka kërkuar autorit të ulte zërin e kasetofonit të makinës së tij, pasi shqetësoheshin banorët që flinin. Pas konfliktit të momentit, Sula, atëherë 25 vjeç ka marrë një armë automatike duke qëlluar ndaj tre policëve që janë ndodhur në vendin e ngjarjes, ku për pasojë, i vdekur mbeti Mark Gjoka. r.n