E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermania në gjysmëfinale, eliminohet Portugalia

Gjermania është gjysmëfinalistja e parë e këtij Evropiani. Skuadra e trajnerit, Joakim Lëv (i cili e ka ndjekur ndeshjen nga tribuna pas skualifikimit të marrë në ndeshjen e kaluar kundër Austrisë) ka mundur jo pa vuajtje luzitanët e drejtuar nga braziliani,Luis Felipe Skolari. 

Emocionet në këtë sfidë nuk
kanë munguar deri në sekondën
e fundit, kur portugezët kanë
kërkuar me insistim golin e barazimit.
Pjesa e parë ka folur mbi
të gjithë për “pancerat” gjermanë,
të cilët pas 25 minutash e
shikojnë vetën në avantazh të
dy golave. Në minutën e 22-të,
është mesfushori Bastian Shvajnshtajger
që çon fillimisht topin
në rrjetë pas një krosimi të
ardhur nga e majta nga bavarezi,
Lukas Podolski. Nuk kalojnë
as tri minuta dhe gjermanët dyfishojnë
shifrat me Miroslav
Klosen, i cili
dërgon për të
dytën herë
topin në portë
pas një
goditjeje të
saktë me
kokë. Këto dy
gola të shpejtë
i dukën
sikur u ‘prenë
këmbët’ formacionit
portugez,
por
g j i t h s e s i ,
Nunjo Gomesh,
në brendësi të zonës së
rreptësisë ngushton diferencën,
duke rihapur çdo gjë. Sikur të
mos mjaftonte kjo, në sekondat
e fundit të 45 minutave të para,
Kristiano Ronaldo, lëshon një
“bombë” në drejtim të portës së
mbrojtur nga Lehman, e cila përfundon
fare pak jashtë saj. Pjesa
e dytë starton me të njëjtin ritëm,
si e para dhe skenari është po i
njëjti. Goditje dënimi për gjermanët,
nga krosimi i së cilës,
kapiteni, Mikael Balak shënon
golin e tretë për Gjermaninë dhe
të dytin personal në këtë Evropian.
Një episod i tillë u duk se
mbylli përfundimisht takimin,
por Portugezët nuk dorëzohen.
Në këtë mënyrë, katër minuta
nga fundi i takimit, i sapo futuri
në fushën e lojës, Helder Postiga,
pas një krosimi të shkëlqyer
nga Nani, rihap sfidën për
minutat e mbetura. Tashmë,
Gjermani pret në gjysmëfinale
njërën prej skuadrave që do të
dalë nga çifti çerekfinal, Kroaci-
Turqi, e programuar për t’u zhvilluar
mbrëmjen e sotme në
orën 20:45.
JOAKIM LËV
Trajneri i Kombëtares gjermanë
ka qenë i detyruar ta ndjekë
nga tribuna ndeshjen çerekfinale
të skuadrës së tij, pas
skualifikimit të pësuar në sfidën
ndaj Austrisë. “Ishte shumë e
vështirë për mua që të ndiqja një
sfidë të tillë nga xhamat e tribunës
dhe për të qenë i sinqertë
një gjë e tillë më ka nervozuar
më shumë seç mund ta mendoni.
Gjithsesi, në përfundim të
kësaj sfide, e rëndësishme ishte
vetëm fitorja dhe jam shumë i
lumtur që kemi arritur një objektiv
të tillë. Ndonëse në fazën e
grupeve nuk shfaqem një futboll
të mirë, pas ndeshjes me Austrinë,
skuadra duket qartë që ka
ndryshuar ritëm”, tha Lëv.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›