“Nuk më lanë ta shihja Mehmetin, ku ishte vrarë”
Vazhdojnë rrëfimet e rralla të Duro Shehut.
Duro Shehu
Pas publikimit për herë të parë të kujtimeve të vëllait të Mehmet Shehut,gazeta “Panorama” e cila disponon ekskluzivisht pjesë nga këto shkrime, sjell për ju në këtë numër, vazhdimin e historisësë vrasjes së Mehmet Shehut, por edhe fakte të rralla për vrasjete bëra nga Enver Hoxha. Enigma për vrasjen e Qemal Stafës dhe lidhja intime që kishte me Nexhmije Hoxhën. Si dhe pse u arrestua Drita Kosturi, e shoqja e Qemal Stafës? Tradhtitë e Hoxhës ndaj shokëve të tij dhe vrasjet e njëpasnjëshme.Në librin e tij me kujtime “Mehmet Shehu, im vëlla”,i botuar nga “Bota Shqiptare”, Duro Shehu tregon fakte të rralla, të dokumentuara dhe histori të panjohura më parë. Ky libër vjen me rastin e 95-vjetorit të lindjes të Mehmet Shehut, njërit prej figurave më emblematike të historisë së Shqipërisë të shekullit XX. Dhe kjo është hera e parë që Duro Shehu flet për mediat. Me një modesti të habitshme që e karakterizon, vetëm sa ka ndjekur në distancë gjithë çfarë shkruhej apo flitej për vëllanë e tij, për familjen e tij, për të afërmit e tij. Në këtë rrëfim të bërë në moshën 80-vjeçare vendosi të botojë këtë libër, të thotë disa kujtime dhe fakte për vëllain e tij të famshëm, duke u përpjekur që të hedhë poshtë shpifjet, akuzat apo trillimet kundër Mehmet Shehut......Sa hymë në shtëpi, pyeta Fiqretin se si ndodhi, ç’ngjau?
Ajo nuk foli fare por vuri gishtat e duarve te veshët si për të thënë se shtëpia për gjohej dhe nuk duhej të flisnim. Pyes Vladimirin, djalin e madh të Mehmetit dhe ai më thotë: “Xhaxhi, nuk dimë gjë. Unë dhe Bardha (gruaja)nuk fjetëm tërë natën. Dhomën e kishim ngjitur me atë të babit, por nuk dëgjuam asgjë”. Pyes Farien, punëtoren që kishte
shërbyer 30 vjet në shtëpinë e Mehmetit. Ajo tha: “Shoku kryeministër ishte shumë mirë, para një jave i kërkoi leje shokut Enver të shkonte për gjah në Elbasan. Vajti në mëngjes dhe erdhi në darkë.Më parë shkonte të shtunave dhe
kthehej të dielave në darkë. S’di ç’të them! Kryeministri u vra. Më tepër nuk di ç’të them...”. E pyetaprapë Farien se kush ishte me shërbim mbrëmë këtu. Unë isha në shtëpi, tha. Me shërbim ishte një vajzë e re, ajo që pe ti para se të
shkoje në Vjenë, por ajo vajza iku natën, iku natën, nuk e di ku e çuan...Pyeta Ali Çenon, truprojënkryesore të Mehmetit dhe
ai më tha po ato fjalë që ka deklaruar edhe në shtyp: Unë sipas grafikut të shërbimit isha në shtëpinë time. Më kërkuan të vija dhe erdha. Pashë që nga dhoma e shokut Mehmet doli Kadri Hazbiu me një çantë të zezë në
DURO SHEHU
dorë... Sipas Gani Kodrës, përgjegjësit për sigurimin e Mehmet Shehut, Kadri Hazbiu në gjyq i kishte mohuar thëniet e Ali
Çenos, duke thënë se atë natë aikishte qenë në ditëlindjen e Elit, sekretares së tij, në Laprakë. Elie mohoi. Kadriu tha se tek Eli vajti me vonesë... Ku ishte vonuar Kadriu? Në dhomë ku kishin vendosur trupin e Mehmetit ishim ne të shtëpisë që
bëheshim gjithësej dhjetë veta që po rrinim dhe 20 e ca oficerë të
sigurimit që rrinin në këmbë e na përgjonin ne. Nuk njihja asnjërin
prej tyre. I them pas një copë here përgjegjësit të tyre: “A
mund ta shoh ku e ka marrë plumbi Mehmetin?” Jo, më thotë.
Në asnjë mënyrë. Rri e përgjoje.Vetëm kaq. Po ta kisha parë plagën e Mehmetit, si ushtarak
që isha, mund të kuptoja diçka më shumë, pavarësisht se nuk
isha ekspert kriminalist. * * *
Pak pasi kisha pyetur përgjegjësin e oficerëve të sigurimit për të parë plagën e Mehmetit,
vjen një oficer tjetër i sigurimit, më nxjerr në dhomën tjetër e më thotë: “Duro, kam urdhër
të të them se që tani duhet të shkosh në shtëpinë tënde”. I them se unë kam ardhur me urdhër
të shokut Kadri Hazbiu. Po, më thotë, por ti je oficer dhe e rati i kryeministrisë. Mbi varrin
e Mehmetit foli Vladimiri, djali i Mehmetit, ndërsa nga kryeministria nuk u tha asnjë fjalë,
nuk u vendos asnjë lule, asgjë. Nuk u lejuan të merrnin pjesë në varrim të afërm të tjerë të
familjes, as miq e shokë që Mehmeti i kishte patur me shumicë. Ishin marrë masa shumë
të rrepta në Tiranë, por sidomos në zonat jugore të vendit. Në Tiranë nga shtëpia e Mehmetit
e deri në varreza ishin bërë gardh njerëzit e sigurimit e të policisë, të cilët nuk lejonin
askënd jo të kalonte atë gardh të tyre, por as të shikonte nga
relit. Vladimirin e internuan në Gramsh ku e vranë, pavarësisht
se është thënë se vrau veten. Fiqreti vdiq në burg, por sipas të
dhënave të sakta e droguan, e helmuan dhe e varrosën në Zejmen
të Lezhës. Gruan dhe fëmijët e Bashkimit i internuan në
Belsh të Elbasanit. Mua më përjashtuan nga partia, më shkarkuan
nga detyra e sekretarit të komitetit të partisë të aviacionit dhe më burgosën në Burrel.
Gruan time e përjashtuan nga partia. Vëllanë tjetër, Arshi Shehun,i cili kishte bërë aq sakrifica
për Enver Hoxhën dhe për partizanët gjatë luftës e përjashtuan
nga partia dhe e vranë, duke thënë se edhe ai vrau veten ashtu
si Mehmeti dhe Vladimiri dhe nuk lejuan njerëz të tjerë përveç
fëmijëve të tij të merrnin pjesë në varrim. Vëllanë tjetër, Nexhip
Shehun, e përjashtuan nga partia dhe e internuan në Kavajë.
* * *
Vajzën e Arshi Shehut, Shqiponjën , të cilën e kishte rritur
Mehmeti, e internuan në fshatrat e Korçës. Po kështu masa me
pushim nga puna dhe përjashtime nga partia pësuan të gjithë
të afërmit tanë. Por masat nukpërfunduan këtu. Me porosi të
Enver Hoxhës u zhduk varri i Mehmet Shehut. Duket se paranojaku
dhe vampiri Enver Hoxha edhe të vdekur ia kishte frikën Mehmet Shehut. Eshtrat e Mehmetit
u gjetën me shumë mundim nga djemtë e tij 20 e ca vjet më vonë matanë Ndroqit, buzë
lumit. Po atë ditë që zhvarrosën dhe zhdukën varrin e Mehmetit, zhvarrosën dhe zhdukën
edhe varret e nënës dhe të babait tonë. Më tej masakra vazhdoi me arrestimin e shumë ishkuadrove të rëndësishëm të dyshuar si bashkëpunëtorë të “armikut” Mehmet Shehu, si Feçor Shehu, ish-ministër i Brendshëm,
Llambi Ziçishti, ishministër i Shëndetësisë (sepse ai pati kurajon e tha kur pa Mehmetin të vrarë: Kjo nuk është
vetëvrasje, është vrasje), Lambi Premti e sa e sa oficerë e kuadro të tjerë emrat e të cilëve
janë përsëritur shumë shpesh vitet e fundit. Një pjesë e tyre u pushkatuan, të tjerët vuajtën
burgime të rënda... Terrori vazhdoi edhe në Mallakastër ku u arrestuan dhe u burgosën ishpartizanë
që kishin luftuar me Mehmet Shehun, njerëz fisnikë e të nderuar...
* * *
Përse e akuzuan Mehmet Shehun mbasi e vranë? Si qëndron problemi i fejesës së
Skënder Shehut me vajzën e Turdiut? Kjo fejesë ishte vetëm një pretekst për të zhdukur
Mehmet Shehun. Rrënjët janë shumë më të thella. Dhe ja pse: Aty nga viti 1956 kur u ktheva
nga Akademia ushtarake në Moskë, mbas përfundimit të studimeve, motrat e Enver
Hoxhës më propozuan të fejohesha me mbesën e Enver
Hoxhës, bile më kishin siguruar dhe biletat në Teatrin
Popullor. Refuzova kategorikisht. Nuk doja të miqësohesha
në Bllokun e Byrosë me asnjë, qoftë edhe me familjen e
E.Hoxhës. Kisha dëgjuar dhe nga motrat e E.Hoxhës që babai
i vajzës që do të fejohesha kishte qenë pronar i madh tokash çifligar në Berat, dhe
ishte sjellë shumë keq me fshatarët me bujqit, prandaj fshatarët
e Uznovës të Beratit e kishin vrarë me shat në kokë. Tani
që po shkruaj këto kujtime për Mehmet Shehun them se bëra shumë mirë që veprova kështu,
pavarësisht se ç’hoqa. Mendoj se refuzimi im për t’u fejuar me mbesën e E. Hoxhës
do t’i ketë ngelur gozhdë Enverit e Nexhmijes, të cilët duhet të kenë ditur patjetër për
atë prishje. Refuzimi im do të ketë qenë një farë plage për
familjen e Enver Hoxhës,megjithëse mua nuk ma zunë
më në gojë. Kur u rritën fëmijët e udhëheqësve të Bllokut, dëgjova
se djalit të madh të Mehmetit,
Vladimirit, i kishin propozuar
vajzën e Enver Hoxhëspër t’u fejuar. Ladi kishte refu- zuar, mori grua atë që deshi,
vajzën e Tanush Shytit, gjeneral,
luftëtar dhe patriot, burrë i
ndershëm e parimor nga Tragjasi
i Vlorës. Në rast se ka qënë
kështu siç më thanë mua, kjo
ka qenë plaga ose gozhda e dytë
e familjes së Enver Hoxhës.
Nexhmije Hoxha i propozoi
Skënder Shehut, djalit të dytë
të Mehmetit, për t’u fejuar me
mbesën e saj, vajzën e vëllait të
Nexhmijes. Skënderi refuzoi.
Kjo do të ketë qenë gozhda e
tretë.
Unë nuk dua të mburr
djemtë e Mehmetit, nipërit e mi,
por ata të tre ishin më të zgjuar
se fëmijët e Enverit. Bashkimi
për moshën dhe kohën ishte më
i hedhuri, më i avancuari, me
shenjat e një shkrimtari të talentuar.
Fëmijët e E. Hoxhës
merrnin dekorata e lëvdata jo
se i meritonin, por se kishin
baba Enver Hoxhën dhe nënë
Nexhmijen. Ata të tre, jetën më
të madhe nuk e kalonin në
punë por në dëfrime e qejfe. E
fejuara e Skënder Shehut ishte
e bija e profesor Turdiut në Universitetin
e Tiranës, një njeri
shumë i nderuar, të cilin e kishte
dekoruar vetë E. Hoxha mbasi
e kishte gjirokastrit dhe e
njihte familjarisht. Të gjitha ato
që u thanë më pas për të janë
përralla dhe sajesa të ndyra,
vetëm e vetëm për të eliminuar
Mehmet Shehun. Me normat
dhe ligjet e sotme të demokracisë
nuk diskutohet që ndarja e
Skënderit me atë vajzë që deshi
ishte krim i rëndë moral. Por
edhe me normat e asaj kohe.
Unë e dëgjova fejesën e Skënder
Shehut dhe atë ditë që u fejuan
vajta në shtëpi, takova Mehmetin
dhe Fiqreten, por meqë
erdhën njerëz të tjerë ika, e nuk
mësova dot cila qe ajo vajzë,
vetëm më thanë se babain e kishte
profesor në universitetin e Tiranës.
Ajo ditë qe takimi im i
fundit i gjatë me Mehmetin,
mbasi unë u sëmura dhe shkova
për kurim në Vjenë. Atë ditë
që isha për urim tek Mehmeti,
kishte qenë për urim dhe sapo
kishin ikur Enver Hoxha me
Nexhmijen. Nexhmije Hoxha
kur doli tek dera, mbasi uroi
Mehmet Shehun i tha të fejuarës
së Skënderit: Jepi të fala mamasë
tënde, se e njoh. Me ligjet e
normat e asaj kohe, të fotografoje
Enver Hoxhën dhe Mehmet
Shehun kudo që ishin, edhe në
shtëpi, por sidomos E. Hoxhën,
ishte kategorikisht e ndaluar.
Prandaj gënjen Enveri dhe Nexhmija
kur thonë se Mehmeti urdhëroi
oficerin e tij të na fotografonte
për të na komprometuar
mua e Nexhmijen me vajzën
e Turdiut. Shpifjet dhe
gënjeshtrat ishin në karakterin
e Enverit. Ai gënjeu edhe para
Plenumit të Komitetit Qendror
kur u dënua Hito Çako, kur tha
se shyqyr nuk hipa në avionin
qeveritar ku ishte pilot Çobo
Skënderi nipi i Hito Çakos se
do më kishte rrëzuar nga avioni.
Çobo Skënderi që ishte pilot i
shkëlqyer në avionin qeveritar
dhe Edip Ohri ish-komandant i
Aviacionit kanë deklaruar në shtyp
se E. Hoxha e gënjeu Plenumin
e Komitetit Qendror, pasi
Çobo Skënderi ishte piloti i parë
që e solli E. Hoxhën me avion
nga Shkodra në Tiranë ku Enveri
ishte në një kongres. Çobo
Skënderi tha se unë po të isha ai
që më akuzoi E. Hoxha kur e
ngrita avionin nga Fusha e Shtoit
në Shkodër për pesë minuta
e ktheja avionin drejt Veriut dhe
e zbrisja E. Hoxhën në Podgoricë.
Vëllai i Mehmet Shehut tregon prapaskenat e përplasjeve në Byro
“Enveri vrau Mehmetin dhe
Nakon se ishin antijugosllavë”
Para se të shpreh mendimet e
mija për vrasjen e Mehmet Shehut,
është e nevojshme të sqarohen
disa momente kyçe: Kur u
kthye Mehmet Shehu nga lufta
e Spanjës më 10 gusht 1942,
partinë komuniste me në krye
Enver Hoxhën dhe sejmenët e
Titos i gjeti në Shqipëri. Mehmet
Shehu kur u kthye nga
Spanja nuk njihte as Titon, as
Enver Hoxhën. Mehmet Shehu
serbët dhe jugosllavët i ka urryer
që kur ishte 15-16 vjeç në
bankat e shkollës, pasi ata sollën
në Shqipëri, Ahmet Zogun. Urrejtjen
e Mehmet Shehut për
serbët dhe jugosllavët Enver
Hoxha e dinte mirë që në fillim
dhe e mësoi edhe më mirë gjatë
gjithë punës dhe luftës me
M.Shehun. M.Shehu e takoi për
herë të parë E.Hoxhën në Konferencën
e parë të partisë në prill
të vitit 1943. Për kthimin e
M.Shehut në Shqipëri nga lufta
e Spanjës, E.Hoxhën e njoftoi
Nako Spirua me pseudonimin
Deti, i cili në atë kohë ishte anëtar
i Byrosë Politike, më i mençuri,
më i zgjuari, më i shkolluari i
Byrosë, i cili e kishte zemrën të
pastër e të madhe si Deti. Nako
Spirua ishte nga Durrësi dhe
ishte njohur me Sulo Shehun,
kushëririn tonë të parë, bashkëpunëtor
i Halim Xhelos e Avni
Rustemit, sekretar i Bajram
Currit... Nako i tha Enver Hoxhës
se nga lufta u kthye Mehmet
Shehu. Për Mehmet Shehun, i
tha Nako, Enver Hoxhës, kanë
nevojë Shqipëria dhe lufta nacional-
çlirimtare. Enver Hoxha
e dëgjoi, urdhëroi Hysni Kapon
të lidhej me Mehmet Shehun dhe
të dy bashkë vazhduan luftën në
Vlorë e Mallakastër.
Enver Hoxha i vrau të dy,
Nako Spirun dhe Mehmet Shehun,
por në kohë të ndryshme
sipas situatës dhe nevojës që
kishte. Nakon e vrau më 20 nëntor
1947, kurse Mehmetin më
17-18 dhjetor 1981...
Enver hoxha e lidhi Shqipërinë
me fije të dukshme e të
padukshme me Jugosllavinë. Ja
faktet: Enver Hoxha nuk bëri
asgjë pa lejen e Miladin Popoviçit.
Të gjitha direktivat vinin
nga Beogradi, nga Titua. Të
gjithë kuadrot e luftës tonë u
vunë në survejim të plotë nga
Dushan Mugosha dhe Popoviçi.
Bile dhe Konferenca e Mukjes, e
cila u firmos nga Ymer Dishnica
me porosi të Enver Hoxhës,
sapo e mori vesh Dushani, u
prish. Enveri i bindur anulon
mbledhjen e Mukjes, sepse në atë
mbledhje flitej për Kosovën...
ENIGMA PËR VRASJEN
E QEMAL STAFËS
Një nga enigmat e mëdha të
luftës është vrasja e Qemal
Stafës. Por si është e vërteta sipas
meje? Qemal Stafa nuk ishte
dakord me Popoviçin për
problemet e luftës dhe as me
Enver Hoxhën. Ai kishte thënë
se Enveri ishte gati të hapë
gojën e ta pështyjë Miladini në
gojë. Nexhmije Hoxha kishte
pasur marrëdhënie intime me
Qemal Stafën dhe Qemali e kishte
quajtur atë Delikatja... Shtëpinë
ku u strehua natën e fundit
Qemali ia gjetën me qira dy
shoqet e Nexhmije Xhuglinit...
Oficeri shqiptar që shërbente në
kuesturë, Sadik Zekthi, kishte
thënë se Qemal Stafën e vranë
komunistët, pasi informacioni
për vendndodhjen e tij kishte
ardhur nga shtëpia e Bahri
Omarit, atje ku përgatiteshin
listat për zhdukjen e komunistëve
shqiptarë nga Enveri
dhe bashkëpunëtorët e tij. Shtatë
ditë mbas këtij njoftimi të
Sadik Zekthit, Enver Hoxha
merr vendim, urdhëron njësitë
guerrile të Tiranës dhe ekzekuton
Sadik Zekthin si agjent të
fashizmit. Por në të vërtetë duhet
thënë se ai e ekzekutoi,
sepse Sadik Zekthi zbuloi
krimin e Enver Hoxhës për
vrasjen e Qemal Stafës. Por ka
dhe një fakt tjetër shumë
domethënës dhe më pak të njohur.
Ishte një shofer që punonte
në kuesturë në atë kohë dhe që
ishte komunist e u shërbente
komunistëve, i futur nga ata
në kuesturë. Ai shofer ka
thënë: “Atë ditë që u vra Qemal
Stafa, më thirri Enver
Hoxha në bazën sekrete, më
dha një letër e më tha: çoje në
kuesturë. Enveri qe mjaft i
mërzitur, nuk e kisha parë
ndonjëherë ashtu. Mora letrën
dhe shkova në shtëpi, e hapa
dhe lexova vetëm një fjali: E
keni te spitali. E çova letrën në
kuesturë. Kur kthehem në shtëpi,
ç’të dëgjoj! Të gjithë komshinjtë
thoshin se tek spitali
u vra një komunist trim. Ai komunist
ishte Qemal Stafa”.
Enver Hoxha e vrau Qemal
Stafën ashtu siç do vriste me
dhjetëra të tjerë mbas Qemalit
dhe i thuri dafina lavdie...
PSE U ARRESTUA
DRITA KOSTURI
Drita Kosturi, komuniste e
orëve të para, ish-gruaja de
facto e Qemal Stafës, mbas
çlirimit erdhi tek Enveri në
Komitetin Qendror për ta
takuar dhe sqaruar mbi vrasjen
e Qemal Stafës. Komiteti Qendror
në atë kohë ishte në Pallatin
e Pionierëve, mbrapa
Galerisë së sotme të Arteve.
Unë isha me shërbim nga garda
në Komitetin Qendror. Vjen
Drita Kosturi e thotë: “Dua të
takoj shokun Enver”. E pashë
dhe m’u duk se e kisha parë
diku... Ajo në prill të 1943
kishte qenë në shtëpinë tonë në
Çorrush të Mallakastrës bashkë
me Liri Arapin, motrën e
Vangjos-Vllas Arapit, ish-komisar
i Çetës së Vlorës. Për
moshën që unë kisha atëherë,
14-15 vjeç, nuk mund të dija
dhe nuk i kuptoja shumë
gjëra. Mbaj mend se atë ditë
që u bë dyfek për dy orë rresht
tek Mulliri i Kutës në Mallakastër,
ku ishin çuar nën arrest
xhepistët e Vlorës dhe ruheshin
nga Idris Seiti me porosi
të Mehmet Shehut, Liri Arapi
(më vonë Liri Aranitasi, gruaja
e Hajdar Aranitasit) duke
dëgjuar dyfekun tek Mulliri i
Kutes doli tek fiku para shtëpisë
e tha: “E zeza, kam vëllanë Pelivan
Arapin atje, Vangjon.
Mos m’i ka ndodhur gjë?...”.
Vangjoja, domethënë Vllas
Arapi, i cili u plagos në atë përleshje,
u fal, shkoi në Brigadën
e Parë, por më vonë dezertoi...
Liri Arapi (Aranitasi) pra, ishte
në shtëpinë tonë bashkë me
Drita Kosturin në atë kohë. E
pyeta Dritën atë ditë pas çlirimit:
Mos keni qenë në Mallakastër
gjatë luftës? Po, më tha, kam
qenë në Çorrush në shtëpinë e
shokut Mehmet... U ngjita dhe
i them Axhem Abazit se ka
ardhur një partizane dhe do që
të takojë shokun Enver. Ai u
çudit dhe më tha: Po ti Duro e
njeh kush është? I thashë se e
kam parë gjatë luftës në shtëpinë
tonë. Ai më tha se Drita
Kosturi është gruaja e Qemal
Stafës... Enver Hoxha e priti
Drita Kosturin. Sipas dëshmitarëve
të besueshëm, ajo e kishte
pyetur Enverin për vrasjen e
Qemalit. Ajo kishte thënë:
“Shoku Enver, kam ardhur të më
sqarosh. Kush e kallëzoi Qemalin
tek italianët? Kur ju e thirrët
Qemalin dhe i dhatë detyrën
të shkonte në Fier për të ngritur
organizatën e partisë, prezent
ishim neve të tre: Qemali që
mori detyrën, ti dhe unë. Kush
nga ne të tre e kallëzoi Qemalin
tek milicët italianë?”. Kaq desh
dhe Enver Hoxha e nxori Drita
Kosturin nga zyra, e arrestoi
sapo doli nga dera e Komitetit
Qendror dhe e internoi në kënetat
e Nartës, në Zvërnec të
Vlorës, duke e mbajtur rreptësisht
të izoluar, që të mos takohej
me asnjeri se mos nxirrte
ndonjë fjalë për të vërtetën e
vrasjes së Qemalit, ku i dyshuari
kryesor ishte Enver Hoxha...