Suedia i mohon azilin ujgurit,rrezikon të kthehet në Tiranë
TIRANE - Suedia i ka mohuar azilin ujgurit Adel Abdu Al Hakim, i cili pas lirimit nga burgu i Guantanamos u transferua në Shqipëri.
Vendimi ndaj tij mund të përbëjë shkak që Al Hakim të kthehet sërish në Shqipëri, pasi u arratis nga vendi ynë në nëntor të vitit të kaluar dhe kërkoi strehim në Suedi ku jetonte motra e tij familjarisht, ndërsa më pas iu bashkuan edhe bashkëshortja dhe fëmijët. Al Hakim, siç ka pretenduar vetë para gjykatës suedeze, ishte larguar nga Kina në vitin 1999 pasi i trembej një persekutimi të mundshëm, përfundoi në Pakistan e më pas u arrestua nga ushtria amerikane pas sulmeve të 11 shtatorit. Al Hakim u dërgua në burgun e Guantanamos në Kubë. Pas lirimit në vitin 2006 ai u dërgua në Shqipëri, vendi i vetëm që mund ta pranonte atë dhe katër bashkatdhetarë të tij që patën të njëjtin fat me të. Adel Abdu Al Hakim u arratis nga Shqipëria në nëntor të vitit të kaluar duke mos u kthyer më këtu, por duket se drejtësia suedeze nuk ka e parë të justifikueshme largimin nga vendi ynë. Avokati i tij suedez deklaroi se, do ta apelonte vendimin e gjykatës duke qenë se Al Hakim jeton me gruan dhe fëmijët në Suedi dhe ata me siguri nuk do të pranoheshin nga autoritetet shqiptare për të jetuar në Shqipëri. Tashmë pritet që vendimi i Shkallës së Dytë që është i formës së prerë t’i jap përfundimin procesit suedez. Vendimi i Suedisë për t’i mohuar azilin ujgurit Al Hakim mund të jetë edhe një “Jo” e fortë për 16 të tjerë të cilët qëndrojnë në Guantanamo sepse asnjë vend tjetër nuk i pranon ata. Tashmë në Tiranë ndodhen katër shokët e Adel Abdu Al Hakim, të cilët janë strehuar në qendrën e azilantëve në Tufinë. Pesë ujgurët pas lirimit nga Guantanamo u dërguan në Shqipëri, ndërsa Pekini zyrtar kërkoi ekstradimin e tyre në Kinë dhe më pas burgosjen, pasi në vendin e tyre akuzohen të kenë demonstruar ide fetare myslimane çka bie ndesh me politikën laike shtetërore. Por SHBA, e cila zotëron Guantanamon refuzoi t’i ekstradonte në Kinë, pasi në këtë shtet ujgurëve nuk u jepej garanci për jetën, ndërsa si argument u përdor fakti që në këtë shtet shkelen të drejtat e njeriut në mënyrë flagrante. SHBA në lidhje me këtë problem bëri marrëveshje me Shqipërinë dhe pas kësaj pesë ujgurët u dërguan në Tiranë, për t’u vendosur në qendrën e azilantëve. fa.ma.