Universitetet, si të plotësoni formularin A2
Maturantët do të kenë afat deri më 9 korrik për të plotësuar formularin A2. Ministria e Arsimit publikoi dje formatin përfundimtar për mënyrën se si kandidatët do të përcaktojnë 10 degët e preferuara për në universitet.
Ata duhet të përzgjedhin mes 200 të tillave të renditura në formular. Për të marrë formularin A2, nxënësi duhet të ketë kryer pagesën prej 2000 lekësh në një bankë ose në Postën Shqiptare dhe të paraqesë faturën e pagesës së kryer. Por sakaq specialistet e ministrisë i ftojnë të gjithë maturantët të mos nxitohen. “Këshillojmë nxënësit të presin shpalljen e rezultateve të provimeve të detyruara Gjuhë-Letërsi dhe Matematikë, para se ta plotësojnë formularin A2, për të zgjedhur 10 programet e preferuara në bazë të pikëve të grumbulluara”, sqaron MASH.
Si të plotësoni A2
Për të mos gabuar gjatë plotësimit kandidatët për në shkollat e larta duhet të ndjekin disa hapa. Me anën e formularit A2 merren të dhënat për notën mesatare të shkollës së mesme të maturantit dhe 10 preferencat e tij për degët e universiteteve. Maturantët mund të fotokopjojnë këtë formular për t’u praktikuar, por duhet të dorëzojnë formularin origjinal të plotësuar. Ata duhet të lexojnë me kujdes udhëzimin për plotësimin e A2. Në fillim mësuesi kujdestar bashkë me nxënësin plotësojnë mesataren e shkollës së mesme me numra dhe me fjalë. Pasi është vendosur për programet e studimit të preferuara dhe renditjen e tyre, plotësohet kodi i programit të studimit për secilën preferencë, nga preferenca 1 deri në preferencën e 10. Pas kësaj në kuadratin pranë programit të studimit, do të vendosni numrin e preferencës. Kodi i programit të studimit, i shënuar te tabela e preferencave, duhet të jetë i njëjtë me atë ku është shënuar numri i preferencës përkatëse. P.sh., nëse në preferencën 1 është shënuar programi i studimit 015, atëherë në kuadratin pranë programit të studimit 015 duhet të shënohet numri 1. Maturanti, mësuesi kujdestar dhe drejtori i shkollës duhet të plotësojnë emrin, mbiemrin dhe të firmosin formularin A2.
Si të rendisni preferencat
Para se të rendisni preferencat duhet të bëni një llogaritje të përafërt të pikëve, që keni grumbulluar nga rezultatet e mesatares së shkollës së mesme dhe provimeve të detyruara Gjuhë-Letërsi dhe Matematikë. Pas kësaj, konsultoni te “Guida e Maturës Shtetërore 2008” pikët minimale për çdo program studimi që kanë bërë fitues, kandidatët e një viti më parë. Në këtë moment ju do keni një ide se çfarë programe studimi duhet të zgjidhni brenda 10 të mundshmeve. Pas kësaj formoni një listë ku programet e studimit i rendisni jo vetëm sipas preferencave, por edhe mundësisë që ju keni për të fituar në këto preferenca. Pra, e para (programi i parë) do të jetë dega që preferoni më shumë dhe, e dyta ajo që preferoni, nëse nuk do të fitoni në të parën, e kështu me radhë deri te preferenca 10. z.ll
Pavlefshmëria
Nga sa ka përcaktuar Ministria e Arsimit është e detyrueshme që të mbushen të 10 kutitë e preferencave. Ndryshe formulari A2 quhet i pavlefshëm. “Nëse nuk keni 10 preferenca, kutitë mund t’i plotësoni me tre 0", sqaron ministria. Në fletë nuk lejohen korrigjimet dhe njollat apo dëmtimet e materialit. Në të kundërt formulari A2 do të quhet i pavlefshëm.
Dorëzimi
Pasi të kenë bërë provat përkatëse dhe të kenë vendosur mirë për zgjedhjen që do të bëjnë maturantët do ta dorëzojnë atë pranë shkollave të mesme, ku kanë përfunduar studimet. Maturantët nuk do të kenë mundësi të ndërrojnë mendje. Ata kanë vetëm një shans për të dorëzuar formularin A2 të plotësuar. Për këtë arsye duhet të bëjnë kujdes.