Biliç: Dua të qëndroj me kombëtaren
Trajneri i Kroacisë, Slaven Biliç, duket se po bëhet gati të rinovojë kontratën e tij deri në Botërorin 2010. Tekniku, i cili është kontaktuar nga shumë klube të njohura evropiane gjatë kohëve të fundit, po mendon që të vazhdojë punën e nisur me Kroacinë. "Dëshira ime është që të qëndroj me kombëtaren. E vetmja çështje është nëse Federata dëshiron që unë të vazhdoj punën. Nëse po, jam gati të firmos menjëherë kontratën e re", deklaroi 39-vjeçari për gazetën "Jutarnji List". Presidenti i Federatës Kroate, Markoviç, ishte i gatshëm për ta realizuar një gjë të tillë. "Do t‘i ofrojmë një kontratë shumë më të mirë", tha ai.
SSSASS