E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bilisht, plagosen dy të rinj

 

BILISHT - Sherri mes katër të rinjve përfundon me plagosjen e dy prej tyre, një tjetër arrestohet ndërsa i fundit është në kërkim. Pas dy javësh të një konflikti ndërmjet studentëve nga Bilishti, Daniel Gega, dhe Erigers Bregu, të dy 21 vjeç, me kushërinjtë, Loren e Guri Mazelliu, 21 dhe 23 vjeç, këta të fundit kanë vendosur të hakmerren. Rreth orës 18:30 të së premtes, të pajisur me thikë dhe sopatë ata kanë nisur debatin me Gegën dhe Bregun. Sherri degjeneroi më pas kur ata nxorën armët e ftohta dhe plagosën dy studentët. Sipas policisë, Gega mori një plagë me thikë në shpatull ndërsa Bregu një goditje me mykën e sopatës. Ata janë në spital jashtë rrezikut. Pas ngjarjes u arrestua Loren Mazelliu, ndërsa 23-vjeçari është në kërkim.                                                   j.gj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›