Pranga doganierit të Kapshticës
DEVOLL – Arrestohet ish - doganieri i Doganës së Kapshticës. Policia e Korçës bëri të ditur se në orët e vona të së premtes u prangos Kiriasko Feta, 44 vjeç, nga fshati Fitore në rrethin e Devollit. Ai rezultonte prej një muaji në kërkim nga policia. Kiriasko u largua mbas një aksioni të policisë në pikën e kalimit të kufirit në Kapshticë, gjatë të cilit u kap kamioni me targë KO 7074 B, i cili ishte i ngarkuar me 27 ton kafe të padeklaruar. Për këtë kontrabandë, një nga personat përgjegjës ishte edhe Kiriasko, i cili atë turn kishte qenë doganieri i pikës së peshores. Mësohet se ish- doganieri në kërkim u arrestua në shtëpinë e tij me akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”. j.gj