E Shtunë, 31 Tetor 2026

MASH: Rama dogji 15 milionë euro për shkollat

 

Pas deklaratës së fundit të kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, reagon Ministria e Arsimit. Ky dikaster akuzoi dje se si  kryebashkiaku Rama ka lënë fëmijët e Tiranës pa shkolla e kopshte dhe ka djegur rreth 15 milionë euro kredi të dhënë nga Qeveria për ndërtimin e tyre". Gjatë një emisioni televiziv, Rama tha se "prindërit si pasojë e gjendjes së vështirë ekonomike nuk ju blejnë dot abetare fëmijëve. Me deklaratën e tij dëshmon se nuk jeton në Shqipëri, por në kullën e tij të fildishtë në Pezë, pasi akoma nuk ka mësuar se në Shqipëri fëmijëve të të gjitha shtresave, abetaret u jepen falas nga shteti", tha dje gjatë një konference për shtyp Brikena Kocillnaku, zëdhënësja e MASH. Sipas saj, Teksti i Abetares u jepet falas të gjithë nxënësve të klasave të para në Shqipëri dhe asnjë prind nuk paguan. "Premtimi i Ramës për të paguar abetaret ngjan me ato premtimet e Zhvejkut". Programi i tij se do t'ju blejë fëmijëve abetare është një tallje e thjeshtë e një njeriu që nuk ndërton shkollat e Tiranës, sepse nuk merr dot 20% të lejeve, por premton ato që tashmë janë garantuar prej vitesh", deklaroi zëdhënësja e MASH.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›