E Diel, 1 Nëntor 2026

Prangoset, goditi me sëpatë fqinjin për vijën e ujit

Një person nga fshati Katundishtë i Komunës Sukë në Rrethin e Përmetit është arrestuar dje, rreth orës 09.30, pasi ishte shpallur person në kërkim për armëmbajtje pa leje dhe vrasjes së mbetur në tentativë. Një muaj më parë ai ka goditur me sëpatë fqinjin e tij, vetëm pse në territorin në pronësi të tij ishte hapur një vijë uji. Burime zyrtare të policisë bënë të ditur dje se agjentët e seksionit të luftës kundër krimit ndaj personit pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër bërë ndalimin e një personi të dënuar më parë për veprën penale të "armëmbajtjes pa leje". Pas kryerjes së këtij dënimi, ai ka kryer një tentativë për vrasjen e një bashkëfshatari, vetëm pse ai kishte kaluar një segment të vijës ujitëse në territorin e tij. Kapja dhe ndalimi i tij është bërë për arsye se ky shtetas ka tentuar të vrasë me mjete të forta (sëpatë), për motive të dobëta, për një vijë uji që kalonte te territori në pronësi të tij, bashkështetasin E.M, rreth 21 vjeç nga ky fshat.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›