E Hënë, 2 Nëntor 2026

Bimët medicinale do të regjistrohen si ilaçet

27/05/2005  Në farmaci do të shiten vetëm të analizuarat në Qendrën e Kontrollit të Barnave, mbi dobishmërinë

Edhe bimët medicinale do të regjistrohen në Qendrën e Kontrollit të Barnave dhe do të analizohen duke u tregtuar në farmaci njësoj si barnat e tjera. Po kështu do të regjistrohen dhe disa minerale, aminoacide, vitamina, të cilat tashmë shiten rëndom në farmacitë shqiptare dhe merren pa recetë. “Nuk mund të regjistrojmë të gjitha bimët medicinale, por do të ketë klasifikime”, thotë Vladimir Margjeka, drejtori i Qendrës së Kontrollit të Barnave. Eshtë rritur shumë përdorimi i bimëve medicinale nga shqiptarët, ato po shiten dhe në farmaci, përveçse në rrugë. Ministria e Shëndetësisë ka vendosur që të regjistrojë, rrjedhimisht dhe të analizojë një pjesë të këtyre bimëve, destinacioni i të cilave do të jetë shitja në farmaci. Kështu që, qytetarët do të jenë më të sigurt për bimën që do të blejnë në farmaci dhe për efektin e tyre. Shumë njerëz jetojnë duke mbledhur bimë medicinale në fshatrat e Veriut dhe të Jugut. Ato shiten jo vetëm në qytete, por dhe eksportohen jashtë. Madje, gjithkush mund të habitet se bimët medicinale zënë një vend të rëndësishëm në listën e mallrave që eksportohen nga Shqipëria për në vendet e tjera të perëndimit.

Eksporti

Sipas të dhënave që disponon Ministria e Ekonomisë, rezulton se niveli i realizimit të eksporteve për vitin 2002 ishte rreth 319 milionë USD. Krahasuar me një vit më parë, rezulton një rritje në masën 4 për qind. Ndërsa rritja në vitin 2001 ndaj vitit 2000, ka qenë 17 për qind ose në vlerë 303 milionë USD. Struktura e eksporteve për vitin 2002, është dominuar nga eksporti i përpunimit aktiv në masën 74 për qind dhe nga prodhimi i brendshëm në masën 26 për qind, kryesisht në bimët medicinale duhan–cigare, lëkurë, dru dhe minerale.

Specialistët

Në degën e Farmacisë trajtohet si lëndë e veçantë fusha e bimëve medicinale e vajrve dhe produkteve që prodhohen prej tyre. Një nga çështjet kryesore mbi të cilat marrin njohuri studentët në këtë degë, është ekstraktimi i vajit kryesor nga bimët medicinale aromatike dhe analiza e përbërjes së tyre kimike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›