Policia Tatimore bllokon 140 subjekte të paligjshme

27/05/2005 Paralajmërohen kontrolle në prag të fillimit të sezonit të plazhit
DURRES - Policia Tatimore në Durrës, gjatë katër muajve, ka bllokuar, për shkak të ushtrimit të aktivitetit në mënyrë të paligjshme, 738 subjekte.
Përgjegjësi i kësaj policie, Edmond Jazexhi, ka deklaruar se pjesa më e madhe e tyre janë subjekte tregtimi dhe shërbimi, por ka edhe ndërtues e subjekte të mëdha.
Që nga fillimi i vitit janë ushtruar disa kontrolle dhe pas bllokimit të 738 subjekteve, tatimorët kanë detyruar që 368 prej
tyre të nisin aktivitet, pasi kanë plotësuar detyrimet, ndërkohë që janë mbyllur 141 të tjera.
“Vetëm në këtë periudhë 4-mujore, ka thënë Jazexhi, janë hapur 480 subjekte të reja, ndërkohë që synojmë që numri i të punësuarve të shkojë në 5500, kundrejt 4300 të punësuarve të regjistruar një vit më parë”.
Gjithashtu, ai ka thënë se të ardhurat e pritshme si 5-mujor do
të arrijnë në 2 miliardë lekë dhe kjo përmes zbatimit në terren të planit që ata kanë përpiluar.
Me fillimin e sezonit veror në Plazh, tatimorët bëjnë të ditur se do të ushtrojnë kontroll për të detyruar regjistrimin e të gjitha subjekteve tatimpaguese dhe matjen e xhirove për të nxjerrë
tatimin e thjeshtuar në 3 për qind. Pas këtij veprimi, tatimorët në Durrës thonë se do të shtohet numri i subjekteve që do të përfshihen në listën e subjekteve të TVSH.
Ajo që mbetet edhe këtë vit e pazgjidhur për tatimorët është numri i paktë i oficerëve dhe nënoficerëve, si dhe mungesa e mjeteve, ndërkohë që infrastruktura e komunikimit është shumë e
dobët.
Sipas Jazexhiut, Policia Tatimore ka vetëm 18 punonjës, një furgon dhe shumë pak radio, duke detyruar që për organizimin e kontrolleve të kërkojnë mjete dhe forca nga Drejtoria e Përgjithshme.
738 subjekte të penalizuara
368 subjetket rifillojnë aktivitetin
141 subjekte të të bllokuara
480 subjekte të reja janë regjistruar në 2005-05-26
4300 të punësuar gjatë vitit 2004
5500 të punësuar priten vitin 2005