E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Nuk jemi të sqaruar mbi sistemet 3 plus 1, 3 plus 2”

27/05/2005  Qeveria Studentore shprehet se, megjithëse dekanët dhe pedagogët e tyre rrahin mendime mbi bërjen e shkollës 3 plus 1, 3 plus 2, apo 4 plus 1. Pra, tre, apo katër vjet do të trajtohet çfarë mësohet aktualisht dhe një vit do të jetë master. Qeveria Studentore reagon duke thënë se nuk është bërë asnjë sqarim publik se cili do të jetë niveli i përfshirjes së studentëve nga cikli i parë në ciklin e dytë. Pra, a do të ketë mundësi që çdo student, i cili dëshiron të investojë më tej në dijet e tij, të ketë mundësi që ta bëjë apo do të aplikohen kritere përzgjedhëse të tipit provime, mesatare apo tarifa të papërballueshme, të cilat absolutisht nuk janë në frymën e Procesit të Bolonjës dhe të drejtës për t’u shkolluar. Kjo gjë duhet sqaruar për studentët, paralelisht me lajmin se po zhvillohen reforma, duke e bërë me tre cikle studimin 3+2+3, apo duke mbajtur sistemin e vjetër.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›