“La Vikinga” ndërpret lundrimin

27/05/2005 Marinarët pa paga, në prtije të pronarit të ri
DURRES - Konkurrenca në linjat detare të udhëtarëve ka bërë që
trageti “La Vikinga” të ndërpresë lundrimin. Ndërsa prej disa
kohësh një nga katamaranët, që kryente linjën Durrës-Bari dhe kthim, ka ndërprerë lundrimet, prej disa javësh edhe katamarani i mbetur i vetëm është ankoruar në kantierin e Barit për riparim. Sipas burimeve mësohet se shkak është bërë protesta e ekuipazhit, pasi ata nuk kanë marrë pagat prej disa muajve, ndërkohë që në agjenci mësohet se “La Vikinga” është detyruar të presë sezonin veror në pritje të rritjes së fluksit të udhëtarëve, duke përjashtuar mundësinë e krizës financiare.
“Është parë pa leverdi për këtë kohë kjo linjë, pasi ka pak udhëtarë dhe krahas rritjes së çmimit të naftës është futur edhe konkurrenca në linjë ajrore me të njëjtin çmim”, janë shprehur burime nga agjencia.
Bileta është 72 euro me “La Vikinga”, po aq sa duhet të paguajë qytetari për të njëjtin itinerar në rastet e fluturimit me avion. Por, ndërsa në linjë detare udhëtimi zgjat 3.5 orë, kundrejt 7 orë me traget e mëdha të linjes Durrës-Bari, me avion të nisur nga Rinasi koha shkurtohet disa herë.
Burime të tjera brenda agjencisë bëjnë të ditur se shkak kryesor nuk është konkurrenca, ndërsa tregojnë se do të ndërrohet pronari, situatë që ka pasuar më tej me vonesën dhe moslikuidimin e pagës së ekuipazhit prej disa muajve.
Një pjesë e këtij ekuipazhi gjendet në Shqipëri, pjesa tjetër në Itali, ndërsa mësohet se jo pak marinarë të kombësive të tjera kanë lënë punën.