Malaj, zgjedhjet shkurtojnë buxhetin e ministrive

27/05/2005 Do të rialokohet 5% e buxhetit të shpenzimeve të ministrive për të siguruar 100 milionë lekë të tjera
Komisionit zgjedhor i është dhënë nga buxheti dyfishi i shumës së kërkuar, duke e çuar shifrën prej 550 milionë lekë në 1 miliard. Por duket se kjo nuk ka mjaftuar dhe qeveria është duke parë mundësinë e akordimit të 100 milionë lekëve të tjera në mbështetje të procesit zgjedhor. Ndërsa 1 miliard lekë janë marrë nga Fondi Rezervë, duket se për 100 milionë lekë të tjera, qeveria do të shkurtojë në mënyrë të ndjeshme shpenzimet buxhetore, duke përfshirë brenda dhe disa investime publike, por që nuk prekin sektorët prioritarë. “Kemi të drejtë të bëjmë rialokime deri në masën 5 për qind mbi buxhetin e planifikuar të shpenzimeve, duke reduktuar shpenzimet operative në një pjesë të ministrive“, ka deklaruar Arben Malaj, ministër i Financave. Malaj nuk ka bërë të ditur se cilat do të jenë ministritë e linjës, të cilave do t’u duhet të shkurtojnë të gjitha shpenzimet për të bërë të mundur rialokimin e 100 milionë lekëve për llogari të procesit zgjedhor.
“Ne kemi marrë të gjitha masat për të financuar fushatën zgjedhore pa cënuar performancën financiare“, ka bërë të ditur gjatë një konference për shtyp. Megjithatë, duket se fatura zgjedhore po bëhet më e rëndë nga sa ishte parashikuar dhe qeverisë nuk i lejohet të prekë më Fondin Rezervë. Kështu duket se i vetmi mjet financiar në përdorim për të siguruar faturat suplementare, është zgjedhur shkurtimi i shpenzimeve operative për punonjësit e administratës shtetërore. Duket se nga planifikimi i këtyre shpenzimeve, ka patur hapësira ku mund të operohet me shkurtime, për të cilat qeveria nuk ka menduar që në fillim të vitit, me qëllim që të lehtësojë buxhetin. Malaj është duke aplikuar teorinë e kudërshtarit politik, i cili ka deklaruar se, nëse merr pushtetin, do të bëjë një shkurtim të ndjeshëm të shpenzimeve të administratës, që janë të panevojshme dhe vetëm sa rëndojnë buxhetin.
Ish-pronarët, fatura e kompensimit 2 miliardë euro
Ish-pronarët duan 2 miliardë euro për t’u kompensuar për pronat e humbura dhe duket se qeverisë nuk ia mban xhepi këtë shumë. “Ne kemi folur dhe me FMN-në në takimin e fundit dhe jemi të mendimit se nuk mund të përballojmë në një kohë të shkurtër këtë faturë, por duhet ta shtrijmë në një periudhë afatgjatë“, ka deklaruar Malaj, duke bërë të ditur dhe vendimin e qeverisë për të kompensuar ish-pronarët. “Kjo faturë na rikthen në kohët e krizës“, është shprehur Malaj, duke sqaruar se po punohet për të gjetur format më të përshtatshme të kompensimit, por pa cënuar buxhetin. “Kjo është një çështje që na cënon konsolidimin e sektorit fiskal“, tha Malaj, duke shuar kështu çdo shpresë të ish-pronarëve për të përfituar në një kohë të shkurtër vlerën e pronave të humbura.
Ndërkaq, mësohet se Komiteti Shtetëror i Kthimit dhe i Kompensimit të Pronave do të nisë javën e ardhshme trajnimin e komisionerëve vendorë në bashkëpunim me Prezencën e OSBE-së në Shqipëri. Për tri ditë, komisionerët do të marrin njohuritë konkrete mbi procesin e shqyrtimit të kërkesave që vijnë nga ish-pronarët si dhe mbi marrjen e vendimeve. Një pikë e rëndësishme e trajnimit do të jetë dhe mënyra e vendosjes së çmimeve në një tokë, duke u bazuar në metodikën e miratuar një muaj më parë në parlament. Burimet zyrtare kanë bërë të ditur se trajnimi do të zbatohet konform marrëveshjes së nënshkruar një javë më parë, mes Sokrat Sinajt dhe Pavle Vacek. Trajnimi nuk do të ketë kosto financiare në buxhetin e Komitetit të Pronave. Megjithatë, pavarësisht këtij trajnimi, duket se procesi i kthimit dhe i kompensimit të pronave do të futet në një rrugë pa krye. Kjo për vetë faktin se deri më tani nuk janë bërë të ditur se cilët do të jenë ambientet e punës së komisioneve, madje nuk janë vënë në dispozicion as mjetet e punës. Nga ana tjetër, ministritë nuk kanë dhënë as të dhënat mbi tokat që janë të lira dhe ndërmarrjet me kapital shtetëror, që do të përdoren për kompensimin e pronarëve. Kjo e bën të pamundur studimin e çmimeve konkrete për të gjitha kategoritë e tokave në të gjithë qarqet e Shqipërisë.
2 miliardë euro fatura financiare
Albtelekomi, gjysma e parave për investime
Shitja e Albtelekomit do të bëjë të mundur që në arkën e shtetit të arkëtohen 120 milionë euro, për të cilat shteti ka menduar se ku do t’i shpenzojë. “Kemi rënë dakord në parim që paratë e marra nga shitja e aseteve shtetërore do të përdoren sipas skemës 50 me 50“, ka deklaruar Malaj gjatë një konference për shtyp. Kështu, 50 për qind e parave të Albtelekomit do të shkojnë për të financuar defiçitin buxhetor, ndërkohë që pjesa tjetër do të përdoret për të investuar në sektorët prioritarë. Nuk do të ketë asnjë ndryshim nga ky variant dhe duket se qeveria i ka të përcaktuara qartë projektet, të cilat do t’i financojë me 60 milionë eurot e marra nga Albtelekomi. “Këtë radhë do të kemi një hapësirë më të ngushtë mes kohës që marrim paratë dhe fillimit të zbatimit të investimeve“, ka deklaruar Malaj. Sipas ministrit të Financave, rreth 60 milionë lekë do të materializohen në projekte që prekin sektorët prioritarë si shëndetësia dhe arsimi. Ndërkaq lidhur me të ardhurat në Buxhetin e Shteti, Malaj ka deklaruar se është e lartë mundësia për të reduktuar masën e TVSH–së, nisur dhe nga rritja e të ardhurave në buxhet. Ministri Malaj ka deklaruar se, PS-ja është e vendosur të ulë TVSH-në, në rast se do të vazhdojë të qeverisë, edhe pse nuk ka patur një vit fiskal të përcaktuar se kur do të ndodhë kjo. “Ne jemi të vendosur të ulim në mënyrë graduale TVSH–në në një periudhë afatmesme“, ka bërë të ditur ministri i Financave. Vetëm pak ditë më parë, zv.ministrja Berberi deklaroi mes politikave të tjera fiskale se PS-ja mendon të ulë gradualisht TVSH-në, duke filluar që nga viti fiskal 2006. Këto deklarata janë bërë në prag të zgjedhjeve dhe vetëm pak ditë pas largimit të FMN–së, që duket se premtimet për uljen e TVSH–së nuk i kanë pëlqyer. Argumentat e sjellë nga FMN-ja i kanë kujtuar qeverisë se pas balancimit të të ardhurave dhe shpenzimeve, do të ishte mirë të mendonte për investime se sa për të përballuar faturën që do të vinte nga ulja e TVSH–së.
Malaj, nuk cënojmë investimet me trenin elektrik
Ministri i Finanacve ka përforcuar edhe njëherë qëndrimin e qeverisë në lidhje me kredinë për trenin elektrik, duke deklaruar se ka bërë një lëvizje të matur. “Ne kemi negociuar për të patur kosto sa më të ulët dhe për të barazuar të gjithë treguesit e kredisë me ato të tregut të parasë dhe mund të them se kredia është marrë me interesat ndërkombëtare plus 5 për qind, çka përbën një kredi normale me kushte komerciale, ndërkohë që elementët e tjerë janë duke u negociuar“, ka deklaruar Malaj. Sipas ministrit të Financave, qeveria i ka bërë mirë llogaritë dhe nuk ka shanse që kredia në fjalë të cënojë investimet për periudhën afatmesme dhe afatgjatë. “Ne e shikojmë kredinë në tërësinë e saj dhe deklarojmë se nuk do të cënojmë zhvillimin dhe investimet në sektorët prioritarë, pasi kemi bërë një vlerësim përpara se të vendosim për kredinë“, ka deklaruar Malaj. “Sidoqoftë do të jetë parlamenti ai që do të vendosë nëse do ta miratojë apo jo kredinë me kushtet e përcaktuara”, ka deklaruar Malaj, duke pranuar se vendimi i qeverisë nuk është ai vendimtari. Sipas ministrit të Financave, publiku do të mësohet duke parë projekte të investuara me kredi komerciale, pasi qeveria ka hyrë tashmë në një fazë ku mund të tërheqë kredi komerciale. “Kjo ka riskun e vet që ne e kemi bërë të ditur dhe e kemi diskutuar dhe me FMN–në“, tha Malaj, duke deklaruar se janë marrë të gjitha masat për të minimizuar riskun pa lëvizur nga prioritetet.