Konflikte me pronaren, 91 gra në protestë

27/05/2005 Nuk u janë paguar sigurimet shoqërore, s’u njihen pushimet për festa
DURRËS - Mosmarrëveshjet e lindura mes pronares së një firme
konfeksionesh në Durrës me gratë dhe vajzat e punësuara ka provokuar protestën e këtyre të fundit dje para zyrave të tatim- taksave, ndërkohë kanë paralajmëruar se do i drejtohen
prokurorisë për të denocuar vjedhjen e pretenduar.
Përplasja mes 91 punonjësve të firmës “Idi”, firmë e prodhimit të pantallonave xhins për eksport, ka lindur që vitin e kaluar, pasi organizatorët e protestës kanë thënë se administratorja italiane i ka mashtruar, lidhur me derdhjen e kontributit të sigurimit
shoqëror. Mashtrimi, sipas tyre, është zbuluar nga disa gra, të cilat, pasi janë larguar nga puna për shkaqe të ndryshme, kanë shkuar te Sigurimet Shoqërore për të mbyllur librezën për kohën që kanë punuar në firmën “Idi”. Atje, ato kanë mësuar se firma nuk kishte derdhur shumën e sigurimeve shoqërore, duke mbajtur në
mënyrë të paligjshme 11.7 për qind që firma i detyrohet punëdhënësit për sigurimin shoqëror.
Pas kalimit nën administrim të kësaj firme në duart e çiftit italian, punonjëset thonë se edhe pagat i marrin me vonesë, detyrohen të punonjnë me orë të gjata pa shpërblim, si dhe u mungojnë shumë nga kushtet më minimale për punë.
Në këto kushte, gratë dhe vajzat, që punonjnë në firmën “Idi”, firmë e cila ushtron aktivitet të liçensuar në ish-godinat e Ndërmarrjes së Tregtimit të Pajisjeve të Ndërtimit (NTPN) në Shkozet të Durrësit, kanë ndërprerë pa afat punën, duke paralizuar në këtë mënyrë aktivitetin. Ka qenë këshilli sindikal që ka vendosur për një veprim të tillë, të bindur se vetëm protesta dhe denoncimi i firmës në organet e drejtësisë do të mund t’i vendosë ata të barabartë para Kodit të Punës.
Dalja në protestë ka acaruar marrëdhëniet mes punëdhënëses italiane, Marina Rizo dhe punëmarrëseve. Protestueset kanë thënë se ato janë kërcënuar në telefon nga administrata e firmës e
nxitur nga administratorja, duke u bërë të ditur se të gjitha gratë që porotestojnë nuk do të pranohen më në punë.
Gratë e vajzat rrobaqepëse i janë drejtuar Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore, Inspektoriatit Shtetëror të Punës, Degës së Tatim-Taksave, duke u bërë të ditur shqetësimin e tyre. Ndonëse ato janë pritur nga punonjësit e këtyre institucioneve, janë larguar pa marrë asnjë përgjigje pozitive. Sipas drejtuesve të
protestës, institucionet i kanë përplasur sa në një institucion në një tjetër, duke larguar përgjegjësinë.